A mund te flasim Kuq e Zi
Dhe Isa Boletini prapë ishte vonuar atë ditë
në gjysmën e ditëlindjes sime,
në nëntorin e tretë në shkurtit 2008,
me gjysmën e shpirtit të qeshur,
në vendlindjen time.
Me njërin skaj të buzëve
puthte flamurin e kombit,
me tjetrin skaj,
flamurin e shtetit më të ri në botë,
të gjysmës tjetër të Shqipërisë,
që ka emrin Kosovë.
Dy ngjyrat e flamurit shpirti i tij kishte.
Njëra Isa ishte,
tjetra Boletin dëshirë të quhej kishte.
Sot lapsi shkruan Kuq e Zi
Lapsi po shkruan,
Po shkruan Kuq e Zi,
po fillon me hartën në Shqipëri,
po vazhdon me Kosovë,
por nuk po ndalet,
nuk po ndalet në këta kufi.
Lapsi diçka po din,
ai po vazhdon,
kufitë e vjetër po i tregon.
Kush po e orienton?
Te vërtetën po e tregon,
edhe fjalë po shenon,
100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë po e uron.
Madje edhe një ze po tingëllon,
edhe qielli po ushton,
Athua,
Himnin po e këndon.
Këtë ditë çdo shqiptar,
qoftë edhe nën dhe,
e perjeton.
Qiriut i’u fik drita,
sepse sot vetë nata po ndriçon.
Madje,
Yjet e qiellit,
e morën dritën e diellit,
e mbuluan Shqipërinë,
për ta ndriquar shqiptarinë.
Zemra e Liqerit
Dirgjet shpesht liqer i kalter
e pushon ne mes te dites,
siper tij bucet prej fundesh,
pasqyrimi i tij shndrites.
Vale e urte i shtrohet anes,
dalngadal e fashe-fashe,
qe praj zallit te perbujshem,
nisem lundrat lavarashe.
Po atje ku nisen lundrat,
siper valeve paqtore,me rrembim te zemeruar,
uji hap nje gjeratore:
Hap me gjeme llahtarie,
plage e hon ne kraharuar,
ndaj largohen sere-sere,
qe prej zallit te shkretuar
Kenget e stineve
Kengeze
kendojne bilbilat:
“Gonxhezat
po celin lilat!”
Kengeze
kendoka era:
“Grunjezat
i zverdhi vera ! ”
Kengeze
kendoka vreshta:
“Vilezat
m’i hoqi vjeshta ! ”
Kengeze
kendon thellimi:
“Fushezat
i zbardhi dimri! “
Islanda
Flluska dëbore në fund te prillit
te bëjnë me ju ndalë dhe me mendua
këtu nuk ndiej ndaji zë bilbili
se borë e ftohtë, i ka largua!
Ky vend Gejzerësh e mrekullish
ujëvara kristali, janë në çdo anë
te lenë pa fjalë, terë kjo njerëzi
qe vijnë këtu, nga botë tanë.
Kjo tokë e madhe, ne mes oqeani
porsi një pjatë, qëndron n ‘vetmi
përplot me dridhje, shpërthim vullkani
e bëjnë këtë vend, përplot magji!
Eshte nje qiell tjeter
Është një qiell tjetër,
gjithmonë i kthjellët dhe i qartë,
Dhe është një shkëlqim tjetër dielli,
ndonëse duket të jetë errësirë;
S’kanë rëndësi pyllishtet e zbehura, Austin,
S’kanë rëndësi fushat e heshtura —
Këtu është një pyll i vogël,
Me gjethe të bleruara përherë;
Këtu është një kopsht i ndritur;
Ku kurrë një brymë s’ka rënë;
Në lulet e tij të që nuk vyshken
Dëgjoj bletën e praruar të gumëzhijë:
Prithee, vëllau im,
Eja në kopshtin tim.
Gjuha Shqipe
Kendojnë bashkë në mengjese pesë kumbonare,
kendojnë në ajri mbi Shkoder ende fjetë:
mbi Maranaj qet vetllen kureshtare
agimi e hjedh në liqe synin e qetë.
Perhapë lajmin e zgjimit rrezja e parë
të parat përshëndetje dridhen në heshti të letë,
e shpejt në at lavdi dielli, qi e veshë fare
Shkodra kumbon me zane, zhurmë e jetë.
E ai diell prendvere i ri shprazet në shtepija
udha e lulishta tue ngjallë ngjyra e shkendija,
tue mbshtjellë gjithshka si nji tis ari, i hollë:
skaj në skaj si lum gzimi tue rreshqitë
në syt e vashave, qeshë, e mbush me dritë
kaçurrelat e tyne kur shkojnë në shkollë.
I lire si zog
Zogjtë nisën të këndojnë,
Fletët dridhen nëpër pemë,
Nga gjumi,më zgjojnë
Mendimet që më flenë!
Mendoj,çdo ish jeta
Pa një çikë paqe,
Nën gjethet e blerta,
Mbi barin,në parqe!
I vetëm,mënjanuar
Nga kjo jetë bosh,
Prej zogjve,rrethuar
Të rrish,të ëndërrosh!
Të humbësh,jashtë botës
Një çast,në qetësi
Larg ligjeve të tokës,
Si zog,në liri!
Poradeci
Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir
Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije.
Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb’ i natës që po bije,
Duke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir…
E kudó krahin’ e gjërë më s’po qit as pipëlim:
Në katund kërcet një portë…në Liqer heshtë një lopatë…
Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë…
Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t’im.
Tërë fisi, tërë jeta, ra… u dergj… e zuri gjumi…
Zotëroj më katër anë errësira…
Po tashi:
Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,
Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi…