A është Samsung Note 7 i sigurt?

Shpërthimet e baterisë së Samsung-ut duket se nuk paskan të mbaruar. Sipas raportimeve të gazetës “The Verge “një avjon i linjes Southwest Airline ka anulluar fluturimin pasi një Galaxy Note 7 fillojë të nxirrte tym në xhepin e një pasagjeri.

Problemet e Samsung Note 7 janë tashmë të njohura por Samsung-ut i duhet tashmë të paguaj sërisht faturën që do kërkojnë pronarët e modelit aktual për të zëvëndësuar për herë të dytë më një model më të sigurt përsëri.

Sikur e gjithë kjo të mos mjaftonte, telefoni ishte i këmbyer. Pasagjeri konfirmoj se telefoni i tij ishte zëvëndësuar më date 21 Shtator, gjithashtu këtë gjë e konfirmon edhe fusha e zeze e telefonit si dhe ikona jeshile e baterisë.

Pajisja filloj të nxirrte tym në avjonin e linjës Southwest Airlines me numër fluturimi 944 e cila fluturonte nga Louisville për  në Baltimore.Kjo gjë ka shkaktuar një evakuim të plotë të pasagjerëve si dhe të personave që ndodheshin në portën hyrëse.

Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi dolën nga  avioni në mënyrë të sigurtë dhe nuk u raportuan të lënduar nga ky icident.