Shpjegimi i Endrrave me shkronjen D

DAFINA

Te perfytyrosh dafine sjell sukses dhe fame.

Ju do te fitoni zoterime te reja ne dashuri, inisiativat do te jene ngarkuar me gezim.

Per nje goce te re te perfytyroje te rrethoje me kurore dafine koken e te dashurit te saj tregon qe ajo do te kete nje burre besnik dhe se nje person i famshem eshte duke i ardhur pas asaj.

DALLENDYSHE

Te perfytyrosh dallendyshe eshte nje shenje e paqes dhe harmonise shtepiake. Te shikosh nje dallendyshe te plagosur ose te ngordhur pr nje grua te re tregon trishtim te pashmangshem.

DARDHA

Te perfytyrosh te hash dardhe tregon nje sukses te vogel dhe shendet te dobet.

Te perfytyrosh ti mbledhesh ato tregon surpriza te kendshme do tju ndjekin ju me shpejtesi mbi zhgenjimin.

Ti pjekesh dardhat ne enderr tregon nje dashuri dhe miqesi pa jete.

DARKA

Te perfytyrosh qe ju hani darken tuaj vetem tregon qe ju shpesh do te mendoni seriozisht per nevojat ejetes. Te perfytyroni se jeni duke ngrene darke nen shoqerine e miqeve te tjere ku ju jeni e ftuar, tregon qe ju do te gezoni mikpritjen e atyreve te cilet jane ne gjendje te afrojne tek ju shume mirsjellje te kendshme.

DAULLE

Te degjosh goditjet e nje daulleje tregon per nje shok qe ju mungon se eshte ne fatkeqesi dhe ju therret perndihme.

Te shikosh nje daulle paralajmeron nje karakter dashamires dhe nje mosdeshire per grindje dhe divergjenca.

Ajo eshte nje shenje e pasurise mer marinaret fshataret dhe tregtaret.

DEBAT

Te perfytyrosh te besh debat tregon shendet te keq dhe padrejtesi ne gjykimin e te tjereve. Te pefytyrosh debat me njerez me kulture tregon qe keni zotesi te fshehte por eshte nje ngadalesi e vogelne zhvillimin e saj.

DELFINI

Te perfytyrosh nje delfin tregon pergjegjesine tuaj qe vjen nen nje drejtim te ri, ajo nuk eshte nje enderrshume e mire.

DEM

Te shikoni ne enderr nje dem duke ju ndjekur tregon shqetesime biznesi permes kundershtareve ziliqare dhe xheloze qe do tju sulmojne here pas here.

Nese nje goce e re shikon nje dem ajo do ket kete nje oferte per martese por pas refuzimit te kesaj oferteajo e deshiron me te mire fatin e saj.

Te shikosh nje dem qe plagos nje person fatkqesia do tju zere ju.

Te perfytyroni nje dem te bardhe tregon qe do te ngrini veten tuaj drejt nje plani me te larte te jetes, ajo zakonisht tregon gezim.

DENTIST

Te perfytyrosh nje dentist qe punon ne dhembet tuaja tregon qe ju do te keni rast te dyshoni ne sinqeritetin e ne nderin e nje personi, me te cilin ju keni mardhenie tregetare. Ta shikosh ate te punoje ne dhembet e nje gruaje te re tregon qe ju shpejt do te jeni i goditur nga njeskandal ne mjediset prane jush.

DERA

Te perfytyrosh te hysh ne nje dere tregon shpifje nga kundershtaret te cilave ju jeni perpjekur ti shpetoni.

Kjo enderr eshte e njejte per çdo dere perveç deres se shtepise se femijerise.

Nese eshte kjo dere qe enderronite ku hyni ditet tuaja do te jene mbushur me bollek dhe afersi.

Te perfytyrosh te hysh ne nje dere naten permes shiut tregon tek grate dredhi te pafalshme, per nje burreajo eshte nje lajmerim per pasurite e tij.

Te shikosh te tjeret te shkojne permes nje pragu tregon perpjekje te pasuksesshme ne punet tuaja.

Ajo gjithashtu paralajmeron ndryshime per fermeret dhe politikanet.

DETI

Te perfytyrosh te degjosh i vetem oshetimen e detit paralajmeron qe ju do te kaloni nje jete te lodhur dhe te pafrytshme pa dashuri dhe miqesi.

Perfytyrimet e detit lajmerojne parandjenje shqetesuese nderkohe qe kenaqesite e formes materiale jane te kenaqeshme.

Per nje goce te re te perfytyroje qe ajo rreshqet lehte mbi det me te dashurin e saj do te vije realizimi i saj i embel i shpresave dhe gezimi do te qendroje tek dera.

Bregu i detit tregon dëshirë për të kërkuar veten dhe dëshirën për të zgjeruar njohuritë e tua. 

Madje bregu i detit paraqet dy këndvështrime të bindjeve përkatësisht dy bota, tokën dhe detin dhe simbolizojnë pavetëdijen dhe vetëdijen.

VALET E DETIT

Simbolizojnë botën e pavetëdijshme, ku shprehen ndjenjat dhe emocionet e shqetësuara si dhe inati. Valëte mëdha të detit ju mbretërojnë, me ju ndjenjat përkatësisht emocionet, tërbimi, inati ashtu ju nuk jeni më zot konakut dhe drejtues i jetës por fatkeqësisht emocionet të cilat nuk respektojnë as “Drita e kuqe të trafikut” dhe ashtu mund të vijë deri tek aksidentet e rënda.

Sipas Jungut ju porosit pavetëdija e juaj se ju pret një jetë e stuhishme, dëshpërim përkatësisht brenga të mëdha, po qe se do ta ndërtosh jetën në themelet e unit përkatësisht në bindjet e deritanishme dhe jo në themelet e Zotit përkatësisht fuqive të jetës dhe të natyrës..

DEBORA

Te shikosh debore ne endrrat tuaja tregon nderkohe qe ju nuk keni fatkeqesi reale, do te kete shfaqje te semundjes dhe inisiativa te pakendshme.

Te gjeni veten tuaj ne nje stuhi debore tregon dhimbje dhe zhgenjim per te gezuar nje kenaqesi te priturgjate.dekurajimi do te shoqeroje pak a shume kete enderr.

Nese hani deboren tregon qe ju do te deshtoni per te realizuar idealet.

Te shikosh deboren e piste paralajmeron qe krenaria juaj do te jete poshteruar dhe ju do te perpiqeni perpajtim me nje prson qe ju ka perbuzur.

Te shikosh ate te shkrire tregon qe frika juaj do te kthehet ne gezim.

Te shikosh floke debore te bardha duke rene nderkohe qe ju i shikoni nga dritarja tregon qe ju jeni zemeruar me te dashurin tuaj dhe largimi do te jete shkaktuar per arsye financiare.

Te shikosh malet e mbuluara me bore ne largesi paralajmeron per njj goc te re qe deshirat dhe ambicjet nuk do ti vlejne perparimit tuaj.

Te shikosh diellin duke ndricuar permes peisazhit te debores paralajmeron qe ju do te mposhtni fatin tuaj te keq dhe do te zoteroni fuqine.

Per nje te re te perfytyroje te rreshqase nenkupton qe ajo do te gjeje shume kundershtime ne zgjedhjet e te dashurit dhe sjellja e saj do ti shkaktoje pakenaqesi.

Te perfytyrosh nje top debore tregon qe do te ndesheni me probleme te pandershme

nese jeni i rrethuar nga bora ose i humbur tregon qe fati i keq eshte duke u vertitur mbi ju.

DENIM

Te perfytyrosh denimin tregon fatkeqesi dhe lajme te keqija.

Te perfytyrosh qe jeni i denuar paralajmeron qe ju do te shqetesoheni per nje ceshtje po ju do ti rregulloni te gjitha gabimet.

Per nje vajze te re te perfytyroje te shikoje te dashurin e saj te denuar tregon qe ajo do te vere ne dyshimkarakterin e dashurise se tij.

DESHPERIM

Te perfytyrosh sikur je i deshperuar ne nje enderr tregon qe ju do te keni shume shqetesime torturuese nepune. Te shikosh te tjeret ne deshperim paralajmeron vuajtje dhe nje pozicion fatkeq te ndonje te afermi oseshoku.

DESHTIM

Te perfytyrosh qe je pjesmarres ne nje deshtim profetizon qe praktika e tij do te pesoje humbje nga pakujdesia ne detyre e cila do ti shkaktoje shume shqetesime.

Per nje te dashuruar kjo eshte nganjehere me kuptim te kundert.

Per nje goce te re te perfytyroje qe jeta e saj vazhdon te jete nje deshtim tregon qe ajo nuk ka aplikuar mundesite per nje avantazh te mire.

Per nje tregetar, biznesmen te perfytyroje qe ai ka deshtuar paralajmeron humbje ose deshtimi kercenon qe te materializohet.

DIAMANT

Paraqet karakterin tënd si dhe vetite, përkatësisht vlerat shpirtërore dhe fizike, po ashtu paralajmëronsukses në kariere po qe se do ta dish ta ruash gjakftohtësinë, se shumë lehte mund ta humbasesh ata që eke arritur deri tani. 

Përndryshe po qe se jeni të kujdesshëm do të jeni të nderuar dhe ju pret një befasi e këndshme.

Te perfytyrosh te kesh diamante eshte nje enderr shume pretenduese qe nenkupton nje nder te madh dhemiratim nga pozita te larta.

Per nje grua te re te perfytyroje te dashurin duke i dhuruar nje diamant presupozon qe ajo do te beje njemartese madheshtore dhe te ndershme e cila do ti mbushi njerezit e saj me nje krenari te ndershme. 

Ti humbasesh diamantet dhe mos ti gjesh me ato perseri, eshte shume pa fat, qe paralajmeron renien ne syte keq, mungese dhe vdekje.

Per nje grua sportiste te perfytyroje diamante paralajmeron shume dite te mbara dhe dhurata te mbrekullueshme.

Per nje spekullator parashikon marreveshje te mbara.

Diamantet jane shenja te nje fati te mire, n.q.s ato vidhen nga trupat e personave te vdekur ata paralajmerojne qe prona juaj e pabesueshme do te jete zbuluar nga shoket tuaj.

Ti perfytyrosh diamantet tregon shume kenaqesi dhe ambicie dhe pasuri.

Ti vesh ato sjell shkalle dhe ambicie te kenaqeshme.

Te shikosh te tjeret ti vene ato, tregon qe vende te merituar do te jene mbajtur nga ju ose nga nje shok.

Te perfytyrosh rroba me diamante paralajmeron fat te mire te rralle, trashgimia ose spekullimi do ta kene ngritur ate ne pozita te larta.

DIELLI

Te shikosh nje lindje te qarte te ndritshme te diellit paralajmeron ngjarje te gezueshme dhe mbaresi,te cilat japin premtime te kenaqeshme.

Te shikosh diellin ne mesdite tregon pjekuri te ambicjeve dhe sinjal te nje kenaqesie te çliruar.

Te shikosh perendimin e diellit eshte paralajmeruese e gezimit dhe e pasurise duke kaluar kulmin e tyre dhe paralajmeron ju te kujdeseni per interesat tuaja me vigjilence.

Nje diell qe ndricon permes tyre tregon qe shqetesimet dhe veshtiresite tuaja jane larguar dhe mbaresia eshte prane jush.

Nese dielli shfaqet i pazakonte ose ne nje eklips tregon qe do te jene kohe te stuhishme dhe te rrezikshme por keto do te kalojne menjehere duke e lene biznesin tuaj dhe punet shtepiake ne nje forme me te mire se me pare.

DIMRI

Te perfytyrosh dimrin eshte nje paralajmerim i shendetit te semure dhe prespektive te zymte te fatit, pas kesaj enderre perpjekjet tuaja nuk do te japin rezultate te kendshme..

DITA

Te perfytyrosh diten tregon permiresimin ne situatat tuaj dhe ne lidhje te kenaqeshme.

Nje dite e merzitshme ose me re paralajmeron humbje dhe deshtim ne iniciativat tuaja.

DITELINDJA

Te perfytyrosh nje ditelindje eshte nje sinjal i varferise dhe i mashtrimit per te rinjte.per te vjeterit tregon shqetesim te gjate dhe shkaterrim.

DIVAN

Te perfytyrosh te jesh gjysem i shtrire ne nje divan tregon shpresa fallco.ju do te jeni vigjilent per cdondryshim te ceshtjeve tuaja sepse vetem ne kete menyre do te jene realizuar shpresat tuaja.

DIVORC

Te perfytyrosh te jesh i/e divorcuar tregon qe nuk jeni i kenaqur ne shoqerine tuaj dhe do te kultivoni me shume atmosfere te afert ne jeten e shtepise.

Ajo eshte nje enderr paralajmeruese.

Per grate te perfytyrojne divorcin tregon qe ato do te bejne nje jete te vetmuar si rezultat i tradhetise se te dashurve.

DJALLI

Te perfytyrosh djallin paralajmeron qe ju do te keni disa aventura te rrezikshme dhe ju do te jeni i detyruar qe te perdorni strategjine per tu treguar i ndershem.

Te perfytyrosh qe e vrisni ate paralajmeron qe ju do te jeni braktisur nga shoke mashtures ose imoral per te jetuar ne nje plan me te larte.

Nese vjen tek ju nen masken e letersise ai do je teje nje paralajmerim kunder miqesise se perzier dhe vecanerisht lajkatuesise.

Nese vjen ne trajten e pasurise apo fuqise tregon qe do te deshtoni te perdorni ndikimin tuaj per harmonine ose ngritjen e te tjereve.

Nese vjen ne formen e muzikes ka te ngjare te dorezoheni perpara mashtrimeve te tij.

Nese vjen ne formen e nje gruaje te bukur do te mund te shtypni cdo ndjenje te mire qe mund te keni per kujdesin e ketij morali absurd.

Te ndjeni qe po perpiqeni te ruani veten tuaj nga djalli tregon qe ju do te hiqni varesine e kenaqesive vetjake dhe do tju jepni te tjereve meritat e tyre.

Si tradite “ligesit” tundimi, deshira ose njera nga 7 mekatet vdekjeprures mund te jete mendja juaj epavetdijshme qe enderron dick ate tille. 

Ju mund te ndjeni disa faje te njejta si nje bashkepuntore kur ju thone dicka te keqe qe dikush ka bere “kjo do jete nje pune e djallit” .

Kujtoni sjellien tuaj dret tij dhe mos harroni perfshirjet seksuale. Nqs endrra juaj ishte e bukur, endrra juaj mund te jet duke ju lajmeruar qe ju po shkoni drejt djallit.

DJATHI

Te perfytyrosh te hash djath tregon zhgenjim dhe shqetesim te madh.asnje e mire e çfardo natyre nuk mund te jete shpresuar. Djathi eshte ne pergjithesi nje enderr e keqe.

DJEPI

Te perfytyrosh nje djep me nje foshnje te bukur ne te perfaqeson pasuri,dashuri e femije te shendetshem.

Te tundni foshnjen tuaj ne djep tregon semundje serioze te nje pjestari te familjes.

Per nje goce te re te perfytyroje te tundi nje djep eshte nje ogur i keq per shkaterrimin e saj.ajo duhet te ruhet nga thashethemet.

DOKTOR

Kjo eshte nje enderr e favorshme,qe tregon te mire dhe pasuri te pergjithshme nese ju e takoni ate.

Nese jeni e re dhe fejoheni qe te martoheni me te, eshte per ju mashtrim.

Te perfytyrosh nje doktor qe eshte profesionist nenkupton nje semundje dekurajuese dhe te pakendshme midis pjestareve te familjes.

Te perfytyrosh qe nje doktor ben nje ineksion ne trupin tuaj duke nxjerre gjak por deshton ne perpjekjet etij tregon qe jeni tortuar nga nje person i keq i cili mund te perpiqet tju beje te paguani para per borxhet etij.

DORASHKA

Te perfytyrosh te veshesh dorashka te reja tregon qe do te jeni i/kujdesshme dhe ekonomike ne mardheniet tregetare tuajat me te tjeret, ju do te keni kerkesa te ligjshme ose shqetesime biznesi por do ti zgjidhni ato kenaqshem me veten tuaj

Nese veshni dorashka te vjetra ose te rreckosura ju do te jeni i tradhetuar dhe vuani humbjen

nese shikoni qe humbni dorezat tuaja ju do te fitoni pasurite tuaja.

Te gjesh nje pale doreza tregon nje martese ose nje ceshtje te re dashurie.

Per nje burre te heqi dorezat e zonjes tregon nje martese ose nje ceshtje te re dashurie.

Per nje burre te heqi dorezat e zonjes tregon qe ka ose do te kete nje grua ne duart e tij e cila kercenon ate me nxjerrjen ne shesh.

Nese hiqni dorezat tuaja ju do te takoni sukses te paket ne biznes ose dashuri.

DRAGOI

Enderra juaj me drragua mud te jet duke ju thene dicka mbi drejtimin seksual (ka nje lidhje te forte me friken, dhe pasionin).

Te perfytyrosh nje dragua qe do te lejoni veten tuaj te jete drejtuar nga pasionet tuaja dhe ka te ngjare te vendosni veten ne fuqine e kundershtareve tuaj permes shperthimeve dhe tendencave therese.

Ju jeni paralajmeruar nga kjo enderr qe te kultivoni kontrollin e vetvetes.

DREJTESI

Te perfytyrosh qe kerkoni drejtesi nga nje person tregon qe ju jeni i kercenuar permes deklaratave fallco te njerezve te cilet mezi presin renien tuaj. Nese ndonjeri kerkon te njejten nga ju do te gjej qe sjellja dhe reputacioni juaj jane sulmuar dhe ju do te jeni plot me ndryshime.

DRITA

Nese ju perfytyroni driten tregon qe suksesi do tju ndjeke. 

Te perfytyrosh nje drite te panatyrshme ose nese drita del jashte ju do te jeni habitur nga nje inisiative qe rezulton asgje.

Te shikosh nje drite te turbullt nenkupton nje sukses te pjesshem..

DRITARE

Te shikosh dritaret ne enderrat tuaja eshte nje shenje e nje fati te madh drejt shpresave tuaja.

Te shikosh dritaret e mbyllura eshte nje prezantim i braktisjes.

Nese ato jane te thyera tregon qe do te jeni rrethuar nga dyshime te keqija te pabesise nga ata qe ju dashurojne.

Te ulesh ne nje dritare tregon qe jeni viktime e budallallëkut.

Te hysh ne nje shtepi nga nje dritare tregon qe ju do te zbuloni mjete e menyra qe duke perdorur pasuri te patundshme per te arritur nje qellim qe duket i ndershem.

DUHAN

Te pish duhan ne enderr tregon raste te gezueshme.mbaresia mban perpara jush nje panorame te ngjarjeve te kendshme dhe fushe te aftesive dhe afrim te fatit.

Te ndalosh duhanin tregon qe persona te rrezikshem jane duke ju bere viktime me lajka.

Te perfytyrosh duhanintregon sukses ne punet e biznesit po jo ne dashuri.

Ta shikosh ate duke u rritur paralajmeron inisiativa te suksesshme.

Ta shikosh ate me gjethe te thara tregon qe fshataret do te sigurojne prodhime te mbara dhe fitime konstante per tregetaret.

Te pish duhan tregon miqesi te perzemert.

DYQAN

Te hysh ne enderr ne nje dyqan tregon qe ju do te keni zhgenjime dhe humbje ne momentin e zgjimit tuaj.

Te blesh artikuj tregon qe do te keni skema te pakendshme me gruan/burrin ose me te dashuren/dashurin tuaj,ndoshta zhgenjime ne biznes.

Per nje grua te shkoje ne nje dyqan tregon qe eshte fajtore e pakujdesise se saj dhe ka te ngjare Te ndjej keqardhje per humbjen e nej shoku/shoqeje.

Te rimaresh nje artikull tregon qe do te rifitoni pozicionet e humbura.

Te shikosh nje dyqan ne enderrat tuaja tregon qe jeni neglizhent i se vertetes tuaj dhe jeni ne rrezik te sakrifikimit te emrit tuaj te ndershem ne nje çeshtje skandali.

DOREHEQJE

Keni të besim në vete, filloni pavarësinë tuaj..

DOKUMENTI

Nëse shihni ose lexoni një dokument në ëndrrën tuaj do të thotë se një informacion i rëndësishëm është gati për tu bërë i njohur për ju. Ai simbolizon ndonjë zbulim apo realiziim të diçkaje.

DADO

Në qoftë se thjesht shikoni dado, do të dëgjoni të flitet për një shokun tuaj që është në emigracion dhe do të merrni lajm nga ai.

DAFINË

Dafina në ëndërr është gjithmonë diçka për mirë. Do të keni fat dhe lumturi. Në qoftë se je beqar do të martohesh mirë dhe sëshpejti. Në qoftë se je i martuar, do të kalosh një jetë të bukur familjare. Në qoftë se shikoni dafinë të tharë, do të pësoni të kundërtat. Do të keni mërzi dhe hidhërim.

DAJË

Në qoftë se shikon në ëndërr dajën dhe që të ledhaton, do të zihesh me të. Në qoftë se shikon sikur po zihesh me atë, do të të japë ide të mirë. Në qoftë se shikon sikur të godet ose të vret, do të bëjë të mira ndaj jush. Në qoftë se shikon sikur je dajë e dikujt, do të grindesh me të. Në qoftë se e shikon dajën të vdekur, do të të vijë trashëgimi. Në qoftë se shikon dajët të zihen mes tyre një person i fuqishëm, do të të ndihmojë. Në qoftë se shikon dajën të sëmurë, do të keni shumë fitime.

DALLËNDYSHE

Në qoftë se thjesht shikoni një dallëndyshe, do të merrni lajme të mira. Në qoftë se shikoni sikur e kapni, do të keni të mira në familje. Në qoftë se shikoni dallëndyshe duke vuajtur, do të keni hidhërime dhe lajme të këqia.

DALLGË

Në qoftë se shihni det të qetë pa dallgë, do të keni sukses në punët tuaja, në qoftë se shihni të ketë dallgë, do të keni vështirësi nga ana ekonomike. Në qoftë se shihni se jeni në det kur ka dallgë, diçka e keqe do t’u ndodhë, në qoftë se e kaloni me varkë, do të merrni pasuri. Në qoftë se shihni se ecni mbi dallgë pa u zhytur të gjitha çështjet tuaja do të kenë sukses. Në qoftë se shihni se ju hedhin në det me dallgë, mund të pësoni ndonjë aksident.

DAMAR

Në qoftë se shikoni sikur dikush po ju pret damarët, do të keni shumë të mira nga ai person. Në qoftë se shikoni sikur ju fryhen damarët, do të keni hidhërime dhe falimentime në biznesin tuaj në të cilat kishit shumë shpresa.

DARKË

Jepini zgjidhje çështjeve që ju shqetësojnë para se të jetë shumë vonë. Në qoftë se nata në ëndrrën tuaj është e ndritshme me yje dhe e qetë, çdo gjë shkon mirë në fushën sentimentale. Në qoftë se shihni të kundërtën, do të thotë se ju presin probleme në fushën sentimentale dhe profesionale.

DASËM

Në qoftë se shihni se jeni në një dasëm ku luajnë me vegla muzikore, ndonjë shok ose i afërmi juaj do të vdesë. Në qoftë se nuk ka as prift, as muzikë dhe jeni beqarë, do të merrni lajme të mira, në qoftë se jeni të martuar ju presin zënka në familje.

DASH

Në qoftë se shihni se keni hipur mbi dash dhe e mbani nga brirët, ju pret nder dhe lavdi, në qoftë se shihni se bini do të keni dëme morale dhe materiale. Në qoftë se shihni se ju sulet dashi dhe ju e kapni nga brirët, do të thotë se keni forcën për të mundur armiqtë tuaj.

DASHURI

Në qoftë se shihni se keni lidhje erotike me një grua të bukur, do të keni gëzim e lumturi, në qoftë se është e shëmtuar mërzi dhe hidhërime ju presin. E njëjta gjë ndodh kur ëndrrën e sheh një grua, por me burrë. Në qoftë se shihni se vetëvriteni nga dashuria, do t’u ndodhë ndonjë aksident. Në qoftë se shihni se keni lidhje erotike me ndonjë të afërm, do të keni zënka në familje. Në qoftë se shihni se flirtoni me një njeri bjond, ju pret tradhti, me një njeri brun, ju pret rrezik, me murgeshë ju pret suksesi në dashuri, me të moshuar, do të keni ofendime dhe ulje.

DASHTËR

Vështirësi të mëdha profesionale dhe personale.

DAULLE

Në qoftë se thjesht shikoni një daulle, do të thotë se do të keni një dëm jo shumë të rëndësishëm. Në qoftë se e shikoni t’i bien daulles, do të merrni një lajm të keq nga larg. Në qoftë se shikoni sikur i bini ju, do të thotë se ju rrethojnë shokë negativ dhe të mërzitshëm.

DEGË

Në qoftë se shikon sikur po pret degë mundohesh të rregullosh çështjet tuaja. Në qoftë se të pengojnë të kalosh do të gjesh pergesa në rrugën që ke marrë, por në qoftë se i kalon në fund do të dalësh fitues.

DELE

Në qoftë se shihni se ruani një kope me dele, do të keni fitime të mëdha nga biznesi juaj, në qoftë se shihni thjesht dele ose kope që largohet, do të humbni para në lojra fati.

DELFIN

Në qoftë se e shikon brenda në det ëndrra është e mirë, në qoftë se e shikon në tokë ëndrra është e keqe.

DELUZION

Në qoftë se shikoni sikur keni rënë në një grackë deluzioni, keni rënë në duart e njerëzve shumë të ligë ose keni kthyer njerëz të këqinj kundra jush me ligësinë tuaj, por nuk do t’ia arrini qëllimit që keni vënë. Në qoftë se jeni grua e martuar, do të ziheni ashpër me burrin tuaj dhe ai do të qojë edhe dorë mbi ju. Në qoftë se shikoni sikur mundoheni të mashtroni dikë, do të humbisni shumë para për të cilat ishit të sigurtë se nuk do t’i humbisni. Në qoftë se jeni vajzë do t’u lerë i dashuri.

DEM

Në qoftë se shikoni dema duke punuar tokën, prisni lumturi dhe gëzim dhe shumë fitime. Në qoftë se shikoni sikur bërtasin, prisni një aksident të rrezikshëm. Në qoftë se je grua, shpejt do të ngelesh e vejë. Në qoftë se shikoni shumë dema duke vrapuar, do të pësoni tronditje dhe mërzi. Në qoftë se shikoni dem të bardhë, prisni nderime. Në qoftë se shikoni dem të kuq ose të zi armiqtë do t’u bëjnë keq. Në qoftë se shikoni dy dema duke luftuar, një armiku juaj i përbetuar do të bëhet shok. Në qoftë se shikoni sikur therrni dem, do të sundoni armiqtë.

DEMAGOG

Në qoftë se shikon sikur je demagog ose dëgjon një demagog, do të keni dhimbje dhe shpresa të kota të cilat nuk ju nxjerrin asgjëkundi.

DEMOKRAT

Në qoftë se shikon sikur je demokrat, do të fitosh ndaj kundërshtimeve të shokëve tuaj.

DEMONSTRATË

Në qoftë se shikon ose merr pjesë në demonstratë, bën plane të mëdha të cilat do të të bëjnë dëm.

DENTIST

Në qoftë se shihni se jeni dentist dhe në të vërtetë keni profesion tjetër, do të keni fitime nga puna juaj.

DEPO

Në qoftë se e sheh plot përfitime të papritura. Në qoftë se e sheh bosh, të afërmit tuaj kanë nevojë për mbështetjen tuaj.Në qoftë se ndërton depo, ke mendje praktike dhe do të dalë për mirë. Në qoftë se sheh të shembet, do të humbisni një shumë të madhe parash. Në qoftë se të zë brenda do të sëmuresh rëndë.

DEPUTET

Në qoftë se sheh një deputet në ëndërr, një huamarës i keq do të të zë derën. Në qoftë se sheh se je vetë deputet, prit zhvillim dhe fitime të mëdha.

DERË

Në qoftë se shihni derën e shtëpisë tuaj të hapur, ju pret një vizitë e këndshme, në qoftë se e shihni të mbyllur, do të ndeshni shumë pengesa në punët tuaja. Në qoftë se shihni derën tuaj të thyer do të keni mërzi. Në qoftë se shihni se hyni në një portë të madhe, do të ndryshojë jeta juaj sociale, në qoftë se hyni në një derë të vogël ju pret varfëri, në qoftë se hyni në një derë kishe, do të sëmureni, në qoftë se hyni në një derë burgu  ju pret gëzim dhe lumturi. Në qoftë se përgjoni mbas derës, shokët tuaj ose personi që dashuroni ju tradhëtojnë.

DERR

Ëndërr e keqe. Nëse sheh që ha prisni mërzi. Në rast se lufton dhe të fiton, do të të bëjnë keq kundërshtarët e tu. Por po e fitove dhe e vret, do të ndalosh të të bëjnë keq. Në rast se je pamartuar, do të martohesh me person shumë të keq.

DERR i EGËR

Ëndërr e keqe. Nëse sheh që ha, prisni mërzi. Në rast se lufton dhe të fiton, do të të bëjnë keq kundërshtarët e tu. Por po e fitove dhe e vret do të ndalosh të të bëjnë keq. Në rast se je pamartuar, do të martohesh me person shumë të keq.

DERVISH

Në qoftë se shikon në ëndërr dervish, do të keni dhimbje dhe probleme familjare.

DETYRË

Në qoftë se shikon se zbaton në rregull detyrën tënde, do të fitosh shoqëri të mirë nga sjellja jote e mirë.

DET

Në qoftë se shihni det të qetë, do të keni sukses në punët tuaja, në qoftë se e shihni të trazuar dhe të turbullt, do të keni mërzi nga ana ekonomike. Në qoftë se shihni se bini në det, diçka e keqe do t’u ndodhë, në qoftë se e kaloni me varkë, do të merrni pasuri. Në qoftë se shihni se ecni mbi det pa u zhytur, të gjitha çështjet tuaja do të kenë sukses. Në qoftë se shihni se ju hedhin në det për t’u mbytur, mund të pësoni ndonjë aksident.

DETAR

Në qoftë se shikon sikur je detar do të rrezikosh nga një sëmundje kohëgjatë. Në qoftë se flet me detar kini pak durim nga rreziqet se në fund do të fitoni. Në qoftë se je grua dhe flet me detar do të kesh aksidente familjare. Në qoftë se je me barrë do të lindësh djalë.

DEVE

Në qoftë se shihni se tërhiqni devenë, punët tuaja nuk shkojnë mirë, në qoftë se shihni se keni hipur mbi deve, do të fitoni shumë para. Në qoftë se thjesht shikoni deve, do të mërziteni për çështje të të tjerëve.

DEZERTOR

Në qoftë se shikon në ëndërr sikur je dezertor ushtrie do të thotë se do të të kthehet bota kundra teje. Në qoftë se shikon sikur je në gjyq si dezertor dhe të nxjerrin të pafajshëm, do të thotë se do të çlirohesh nga ankthe të mëdha.

DËGJIM

Në qoftë se dëgjon zhurmë dhe zëra, do të dëgjosh lajme dhe fjalë të këqija. Në qoftë se dëgjon muzikë do të dëgjosh lajme të mira.

DËM

Në qoftë se shihni që pësoni dëme në punë, do të thotë se çështjet tuaja nuk ecin siç duhet, në qoftë se shihni se pësoni dëme në shtëpi, do të merrni fitime dhe gëzime. Në qoftë se shihni se ju i bëni dëm dikujt, do të ziheni me një shok ose të afërm tuaj për gjëra të vogla.

DËNIM

Në qoftë se shikon se dënohesh me vdekje dhe në qoftë se je dhe në të vërtetë fajtor për diçka do të pësosh një vdekje shumë të keqe. Në qoftë se në të vërtetë je i pafajshëm, do të biesh viktimë e armiqve.

DËRRASË

Në qoftë se shikoni sikur po prisni një dërrasë për ta përdorur diku, jeta e një personi tuaj shumë të dashur është në rrezik. Në qoftë se shikoni duke u prerë dërrasa në shtëpinë e dikujt, ai person do të pësojë diçka shumë të keqe. Në qoftë se shikoni sikur digjen dërrasa në shtëpinë tuaj, do të jeni në rrezik shumë të madh.

DËSHMITAR

Në qoftë se shikon sikur të kanë thirrur si dëshmitar në gjykatë, do të kesh respekt nga ata që janë lart teje. Në qoftë se je grua, do të të shqetësojnë njerëz që nuk ta duan të mirën.

DËSHPËRIM

Në qoftë se jeni të dëshpëruar do të ndodhë e kundërta. Në qoftë se jeni beqar, do të martoheni. Në qoftë se jeni pa fëmijë, do të keni fëmijë. Nëse jeni melankolik, do të keni gëzim.

DËMSHPËRBLIM

Në qoftë se merrni dëmshpërblim nga një i njohur, do t’u ndodhë diçka e bukur. Në qoftë se personi është i huaj do të marrësh lajm të keq.

DIAMANT

Mërzi e madhe dhe në rast se e jep tek dikush, do të çlirohesh nga kjo mërzi. Në rast se je grua dhe e ke në dorë diamantin, do të lindësh një djalë të bukur dhe nëse ta jep dikush do të kesh shumë dhimbje. Në qoftë se shihni se i keni vënë, kujdes nga njerëzit që ju hiqen si shokë. Në qoftë se shihni që jua vjedhin ose i humbni, ju presin ditë të vështira.

DIEL

Në qoftë se ëndërron sikur është e diel dhe në të vërtetë është ose jo, do të keni gëzime, suksese, qetësi shpirtërore, dhe në përgjithësi gjithçka do të vejë mbarë.

DIELL

Në qoftë se shihni të lindë dielli, është mirë për të gjithë, për të afërmit, për të sëmurët, për të burgosurit, për gratë me barrë, për biznesmenët etj. Në qoftë se shihni që dielli është brenda në shtëpinë tuaj, një ngjarje e këndshme do t’u ndodhë në familje. Në qoftë se shihni se dielli lind nga një pjesë tjetër e horizontit dhe jo nga lindja, do të thotë sëmundje e rëndë ose vdekje në familje. Në qoftë se shihni se dielli papritur humbet dhe errësohet, do të humbni para ose do të keni dëme të mëdha ekonomike.

DIJETAR

Në qoftë se je në të vërtetë dijetar dhe ëndërron sikur je, njerëzit të respektojnë për vlerat që ke. Në qoftë se je analfabet dhe shikon sikur u bëre dijetar, vendi yt do të përmirësohet shumë. Në qoftë se shikon sikur flet me dijetar, shumë shokë tradhëtar të rrethojnë.

DIMËR

Në qoftë se shihni që është dimër dhe në të vërtetë është verë, do të ziheni me një të njohur tuajin. Në qoftë se është me të vërtetë dimër, do të keni vështirësi të mëdha në punë. Për bujqit kjo ëndërr do të thotë të korra të mëdha.

DISKU

Disku i muzikës do të thotë lajme të mira në fushën e dashurisë dhe sukses. Tabakja me të cilin shërben, i mbushur me ushqime do të thotë bollëk, pasuri dhe fitime. Tabakja bosh parashikon varfëri.

DIVAN

Në qoftë se shikon divan dhe në qoftë se je i shtrirë në të, planet tuaja nuk janë në rrugë të mirë dhe nuk do të shkosh përpara.

DIVORC

Në qoftë se merr divorc nga partneri, do të keni ngatëresa në punët tuaja dhe për këtë gjë do të mërziteni. Në qoftë se dëgjon për dikë se është ndarë, do të keni një lajm të keq. Në qoftë se je beqar do të martohesh.

DJALL

Është një mesazh për keq. Në qoftë se je mbi të dhe të merr, do të pësosh dëme dhe shkatërime të mëdha në aktivitetet tuaja. Në qoftë se flet me të, do të tradhëtojë një person i dashur. Në qoftë se të godet dhe të çon në ferr, do të pësosh dëm të madh ekonomik.

DJATH

Në qoftë se thjesht shihni djath, ju presin mërzi dhe hidhërime, në qoftë se e hani dhe është i kripur, do të fitoni para me shumë mundime, në qoftë se nuk ka kripë do të thotë shëndet dhe fuqi.

DJEG

Në qoftë se shikon sikur po të digjet shtëpia, do të të ndodhë një aksident i papritur, ndoshta dhe vdekje. Në qoftë se shikon se po digjet shtëpia e dikujt tjetër, por që është shtëpi e madhe, ai person që i përket shtëpia, por edhe ti do të keni shkatërrime të mëdha. Në qoftë se shikon se digjet shtëpia e një armiku tënd, shpejt do ta heqësh qafe.

DJERSIJ

Në qoftë se shikon sikur je i djersitur, do të lehtësohesh nga peshat e rënda dhe nga hallet dhe problemet.

DOBËT

Në qoftë se shikon sikur je i dobët, ke një trup të sëmurë – kujdes. Në qoftë se je grua, të mungon një shok ose një mbrojtës. Në qoftë se shikon dikë të dobët që në të vërtetë është i shëndosh, do të pësojë dëme të mëdha. Në qoftë se shikon dikë të dobët që dhe në të vërtetë është ashtu, gjendja e tij shëndetësore dhe ajo ekonomike nuk do të përmirësohen.

DOBËSI

Kujdes të madh për shëndetin.

DOGANË

Në qoftë se ëndërroni sikur jeni nënpunës dogane dhe që në të vërtetë nuk jeni, ngatërresa në punë – duhet të keni shumë kurajo për ti kaluar sepse po nuk bëtë asgjë do t’u urrejë bota dhe shokët.

DOMINO

Në qoftë se shihni në ëndërr se luani domino, do të keni lumturi në familje.

DOREZA

Në qoftë se shihni se keni vënë doreza ju pret nder dhe lavdi, në qoftë se dorezat janë të grisura de të prishura, do të dëgjoni ankesa nga një shok ose i afërm. Në qoftë se këtë ëndërr e sheh një grua e pamartuar, së shpejti do të ketë një dasëm të pasur dhe të lumtur.

DORË

Në qoftë se shihni në ëndërr që keni duar të përlyta, do të merrni para të papritura, në qoftë se i shihni të pastra do të thotë që jeni dembel dhe nuk do të keni lumturi në jetë. Në qoftë se i keni të vrara dhe të goditura, do të trashëgoni pasuri të papritur.

DORËLIRË

Do të keni shumë dëme të mëdha. Në qoftë se sheh dikë tjetër kujdes pasurinë tënde se dikush do që të verë dorë në të.

DORËSHTRËNGUAR

Në qoftë se ëndërroni sikur dikush është dorështrënguar, do t’u vijë një trashëgimi e papritur. Në qoftë se shikoni sikur ju jeni dorështrënguar, do të keni shumë fitime dhe pa shumë mundime të mëdha.

DRAMË

Në qoftë se merr pjesë në një dramë në teatër ose lexon dramë, do t’i keni punët keq me një çështje tuajen.

DRAPËR

Në qoftë se shikon se ke shtëpinë tënde, do të pësosh dëme dhe shkatërrime në qoftë se është prej bakri ose hekuri. Do të keni fitime në qoftë se është prej floriri ose argjendi. Do të pësoni fatkeqësi në qoftë se është i ndryshkur.

DREDH

Në qoftë se shikon që dredh pe, do të bësh ndryshime në lidhje. Do të keni qetësi familjare dhe punët do t’u shkojnë mbarë.

DREDHAK

Në qoftë se shikon në ëndërr sikur je dredhak, kujdes se do të vish në pozicion të vështirë. Në qoftë se shmangesh nga një dredhak, do të lehtësohesh nga telashet.

DREJTOR

Këdo që të shohësh drejtor veten apo dikë tjetër, do të thotë fat dhe që të tjerët mendojnë mirë për ju.

DRERË

Në qoftë se ndjek ose kap dre do të keni gëzim. Në qoftë se je mbi të, do të keni fitime të mëdha dhe të shpejta. Në qoftë se merr brirët ose lëkurën e drerit do të keni një trashëgimi të majme. Në qoftë se të vërsulet, do t’u vërsulen armiqtë tuaj.

DRIDHEM

Në qoftë se shikoni sikur po ju dridhet trupi pa asnjë arsye, merrni masat mirë se rrezikoheni nga një sëmundje shumë e rëndë. Në qoftë se shikoni sikur po dridheni nga të ftohtit, do të pësoni një sëmundje kronike.

DRITARE

Në qoftë se shihni se shtëpia juaj nuk ka dritare, do të keni halle e mërzi, në qoftë se shihni që ka, do të keni gëzim dhe fitime nga puna juaj. Në qoftë se shihni se hyni në shtëpi nga dritarja dhe jo nga dera, do të ngatërroheni në një çështje gjyqi, në qoftë se shihni se dilni nga dritarja dhe jo nga dera, ju pret shkatërrim ekonomik.

DRU

Në qoftë se shihni se përpara ose brenda shtëpisë tuaj ka drunj, do të thotë sëmundje, në qoftë se prisni drunj do të keni fitime nga puna juaj, në qoftë se shihni se i hidhni në zjarr ose në oxhak, do të merrni para nga një i afërm i juaj. Në qoftë se shihni se jeni i ngarkuar me drunj, do të thotë se po lodheni për një çështje të humbur.

DUEL

Në qoftë se ëndërron sikur merr pjesë në një duel, do të gjesh mërzi, por me guximin që ke do të dalësh i fituar në fund. Por në qoftë se je i pasur, mos ki frikë nga çështjet ekonomike.

DUHAN

Në qoftë se pini duhan në të vërtetë dhe shikoni në ëndërr sikur po pini duhan, do të kaloni një sëmundje të lehtë e cila do të kalojë shumë shpejt. Në qoftë se nuk pini duhan në të vërtetë dhe shikoni në ëndërr sikur po pini duhan, do të pësoni shumë të këqia.

DUHI

Ëndërr e keqe me parashikime shkatërruese. Vetëm në qoftë se je i sëmurë dhe shikon duhi, do të përmirësohet gjendja shëndetsore.

DUSHK

Në qoftë se shikon se hani dushk, do të thotë mërzi për një çështje ekonomike. Në qoftë se gjendesh sipër dhe këput dushqe, do të thotë se nuk do të keni fitime të mëdha në punë. Në përgjithësi po të shikosh dushk është mërzi.

DYFYTYRËSH

Do të thotë tradhëti nga persona që i doni.

DYKOKËSH

Çfarëdo lloj kafshe ose këdo që të shikoni me dy koka, do të thotë sukses. Por kujdes nga armiqtë se duan të të rrëmbejnë pasurinë.

DYLUFTIM

Në qoftë se ëndërron sikur merr pjesë në një dyluftim, do të gjesh mërzi, por me guximin që ke do të dalësh i fituar në fund. Por në qoftë se je i pasur, mos ki frikë çështjet ekonomike.

DYLBI

Në qoftë se shikon me dylbi, diçka e keqe po ju ndodh, gjë të cilën nuk e kuptoni.

DYNJAJA

Në qoftë se shikon të jetë mbledhur dynjaja në një vend, do të bëhen shumë bisedime për të mirën tënde. Në qoftë se shikon shumë njerëz të hyjnë në shtëpinë tënde, do të provosh dhimbje dhe hidhërim të madh. Në qoftë se i shikon të veshur me të zeza, do të keni gëzim.

DYQAN

Në qoftë se shikoni sikur bleni një dyqan, vazhdoni akoma me mendjelehtësi e cila në fund do t’u shkatërrojë. Në qoftë se thjesht shikoni një dyqan, do të keni fitime të mira dhe të pastra. Në qoftë se jeni vajzë dhe shikoni sikur martoheni me një shitës, do të martoheni me një njeri të ndershëm dhe të mirë. Dhe do të jeni shumë të lumtur me atë. Në qoftë se shikoni sikur po shisni një dyqan, do të thotë se nuk keni shumë të ardhura nga puna juaj.

DYSH

Në qoftë se shikon numrin dy dhe je beqar, do të martohesh dhe në qoftë se je i martuar mundohesh të ndahesh dhe të martohesh me dikë tjetër.