Shpjegimi i Endrrave me shkronjen F

FALJE

Te enderroni qe jeni i falur i nje krimi tregon qe jeni duke hyre ne zoterimin e nje pasurie te vlefshme por duhet nje kerkese e ligjshme perpara marrjes se pasurise.

Te shikosh te tjeret te falur paralajmeron qe shoket tuaj do ti shikojne kenaqesite e punes tuaj.

Te perfytyrosh qe po perpiqeni te kerkoni falje pper nje shkelje te cilen ju nuk do e keni kryer tregon qe do te jeni i shqetesuar ne pamjen e jashtme per punet tuaja por do te shfaqet me ne fund qe ishte per kujdesin tuaj.

Nese shkelja ishte kryer tregon qe ju do ti kuptoni shqetesimet ne pune.

Te pranosh falje tregon qe do te perparoni pas nje renie fatkeqesisht.

FAMILJA

Te perfytyrosh familjen tuaj si te harmonishme dhe te lumtur nenkupton shendet dhe rrethana lehtesuese por nese gjendet nje semundje ose grindje paralajmeron merzitje dhe zhgenjim.

FANTAZMA

Shikimi i fantazmes tuaj ne jeten tuaj gjithmone konsiderohet si shenje e vdekjes. 

Por shfaqja e fantazmes tuaj ne enderr mund te sugjeroj se ne disa kontekste ju jeni “fantazem i jetes tuaj se meparshme” ju duhet te kujdeseni me shume per veten tuaj.

Kujdesi per te gjitha gjerat e parakohshme qe varen nga ju.

Fatkqesia ju pret ju dhe njerezit tuaj.

Pasuria dhe jeta jane ne rrezik.

Njerezit e rinj jane vendosur te ndershem me seksin e kundert, karakteri eshte vleresuar sipas nje zbritje.

FARA

Te perfytyrosh farerat paralajmeron rritje te mbaresise megjithate gjendja e tanishme shfaqet epafavorshme.

FAT

Te perfytyrosh qe je me fat eshte nje favor i larte plotesimi i deshirave mund te jete pritur dhe do te merrrni detyra te reja. Per te pashpreset paralajmeron nje ngritje te moralit dhe nje perteritje te perspektives.

FATKEQ

Te perfytyrosh qe jeni fatkeq eshte nje shenje e humbjes se vetes tuaj dhe shqetesim per te tjeret.

FATKEQESI

Te perfytyrosh qe jeni kapur nga fatkeqesite do te thote qe ju do te kenii deshtime dhe prespektiva te keqija.

FERMA

Te perfytyrosh qe je duke jetuar ne nje ferme tregon qe do te jeni me fat ne te gjitha inisiativat tuaja.

Te pErfytyrosh qe ju jeni duke blere nje ferme tregon prodhime te bollshme, per nje fermer nje çeshtje perfituese te ndonje lloji per nje biznesmen dhe nje udhetim te sigurte te udhetareve dhe marinarve.

Nese vizitoni nje ferme ajo nenkupton lidhje te kendshme.

FEMIJET

Te perfytyrosh femije shume te bukur eshte paralajmerim per pasuri teper te madhe dhe nje miresi te madhe.

Per nje nene te perfytyroje femijen e saj te semure nga nje shkak i lehte por qe ka gezuar shendet vogelsira te ndonje natyre mund ta shqetesojne ate.

Ti shikosh femijet duke punuar ose studjuar tregon nje kohe paqjeje dhe pasuri te pergjithshme. 

Te perfytyrosh femien tuaj te vdekur tregon shqetesim dhe zhgenjim ne te ardhmen e afert.

Te perfytyrosh femije te zhgenjyer tregon shqetesime per ju nga kundershtaret.

Te luash dhe te hidhesh me femijet ne enderr tregon qe te gjithe iniciativat e mundura e te dashura tuajat do te triumfojne.

FIQ

Te perfytyrosh fiqte ne enderr nenkupton ne gjendje malarje te sistemit

Nese i hani ato zakonisht jane te favorshem per shendetin dhe fitim nes ei shikoni ato duke u rritur

Per nje goce te re te shoh fiqte duke u pjekur nenkupton qe ajo do te martohet me nje burre te pasur dhe te rendesishem.

FISHEK

Te perfytyrosh fishek ne enderr paralajemeron gjendje grindjeje dhe mosmarrveshje.

Nje fat i padrejte kercenon ju ose nje person qe eshte aleat me ju.

Nese fisheket jane bosh do te jene grindje budallalliqe me shoqerine tuaj.

FISHEKZJARR

Te shikosh fishekzjarret tregon gezim dhe shendet te mire. Per ne goce te re te shoh ato nenkupton nderrmarrje dhe vizita te kendshme ne vende te largeta.

FJONGO

Kjo enderr tregon qe armiqte do tju sjellin shkaterrimin, hapni syte nga titujt..

FLAMUR

Te shohesh flamurin e vendit tuaj qe te valvitet ne nje qiell te paster so te shikosh triumf mbi armiqte tuaj.

Ta shikosh ate te bere copa copa le te kuptohet lufte dhe dhimbje te nderimeve ushatrake ne toke dhe det.

Te shikosh flamurin tuaj kombetar paralajmeron fitore nese eshte lufte.nese eshte paqe, pasuri

per nje grua te perfytyroje nje flamur tregon qe do te jete zene ne gracke nga nje ushtar.

Te perfytyrosh flamuj te huaj tregon prishje dhe nderprerje midis kombeve dhe miqeve .

Te perfytyrosh te sinjalizohesh nga nje flamur tregon qe do t ejeni i kujdesshem per shendetin dhe emrin tuaj meqe te dyja jane kercenuar.

FLOKE

Nese nje grua sheh floket e saj te bukur dhe e kreh ate tregon qe do te jete e pakujdesshme ne çeshtjet e sajpersonale dhe do te humbase suksesin nga braktisja e aplikimit mendor. 

Per nje burre te perfytyroje qe floku i tij rrallohet paralajmeron qe do te behet i varfer nga bujaria e tij dhe do te vuaje semundje permes shqetesimeve mendore.

Te shikosh ne enderr flokun tuaj te zbardhet paralajmeron vdekje dhe semundje ne familjen e ndonje te afermi ose shoku.

Te shikosh veten tuaj te mbuluar me floke paralajmeron nje privilegj te tille ne nje shtrirje aq sa do tju largoje juve nga shoqeria e njerezve te zgjedhur. 

Nese nje burr perfytyron qe ka floke te zeza dhe me kacurrela tregon qe ai do te genjeje njerezit nepermjet adreses se tijai do te genjeje por ka te ngjare qe grate si besojne atij.

Nese floku i gruas ne nje enderr duket gri me kacurrela ajo do te jete kercenuar nga mashtrimi. 

Nese perfytyroni te shikoni nje grua me floke te verdha ju do te provoni nje te dashur.

Te perfytyrosh qe e dashura juaj ka floke te kuqe tregon qe do te jeni denoncuar nga gruaja qe ju dashuronte.

Foku i kuq zakonisht sugjeron ndryshime.

Nese shikoni floke kafe do te jeni pafat ne zgjedhjen e karrieres.

Nese shikoni floke te krehur te mbajtur mire dhe te paster fati juaj do te jete permiresuar.

Te perfytyroni qe i prisni floket tuaja shume shkurt tregon qe do te jeni shume bujar ne drejtim te njeshoku.

Pas kesaj ju do te rritni kursimin tuaj.te shikosh flokun tuaj te rritet i bute dhe i harlisur nenkupton luks dhe lumturi.

Per nje goce te re te krahasoje flokun e bardhe me te ziun te cilin ajo e merr nga koka e saj paralajemron qe ajo do te hezitoje midis dy ofertave per te pare te ardhmen dhe po te mos tregoje kujdes te madh do te zgjedhe nje qe do ti shkaktoje humbjen ose fatkeqesine ne vend te nje te ardhme te kendshme.

Te shikosh floke te kokolepsur tregon qe jeta do te jete nje ngarkese e vertete,biznesi do t ebejre dhemartesa e zgjedhur do te jete shqetesuese per tu mbajtur.

Per nje goce te re te perfytyroje grate me flok gri tregon qe gra te reja do te hyne ne jeten e saj si rivale ose do te largojne dashurine e te fejuarit te saj.

Te perfytyrosh te keni floket e tuaja te prera nenkupton zhgenjime te medha serioze.

Per nje goce te re te perfytyroje qe floku i saj po i bie dhe tulla i eshte shfaqur asaj duhet te mbijetoje sepsefati i ka kaluar.

Per nje burre ose grua te perfytyroje qe ato kane floke te bardhe tregon qe ato do te gezojne nje udhetim te kendshem dhe me fat permes jetes.

Per nje burre te kujdeset per floket e nje gruaje ne enderr tregon qe ai do te gjeje dashurine dhe konfidencen e nje gruaje te nderuar e cila do ti besoje atij pavaresisht nga denimi i shoqerise.

Te shikosh lule ne floket tuaj paralajmeron shqetesime qe po ju afrohen.

Te shikosh flokun e ndonjerit qe zbardhet ne menyre perfekte brenda nje ante dhe fytyra duket e re paralajmeron fatkeqesi te papritur dhe nje pikellim te thele.

Per nje goce te re te shoh floke nenkupton qe do te humbase te dashurin e saj nga nje semundje e papritur ose aksident ajo ka te ngjare te kete nje fatkeqesi nga nje pakujdesi e saj, ajo do te jete e kujdesshme ne lidhjen e saj.

Nje enderr me floke mund t’iu tregoj shume qarte gjendien e vetvlersimit, por humbje flokesh, renieflokesh zakonisht eshte simboli i humbjes se respektit per veten tuaj.

FLORI

Nese tregoni floririn tuaj ne endrrat tuaja do te keni nje sukses te madh ne inisiativat tuaja.

Per nje goce te perfytyroje qe ajo merr nje dhurate prej floriri para ose sbukurime ajo do te martohet me nje te pasur por te dhunshem.

Te gjesh floririn nenkupton qe mundesite tuaja do te vendosen lehtesisht ne ecjen per nder dhe pasuri.

Nese humbni floririn ju do te humbisni mundesite me te medha ne jeten tuaj permes neglizhences.

Te perfytyrosh te gjesh nje shtrese prej floriri tregon qe nje nder turbullues do te jete lidhur me ju.

Te perfytyroni qe ju keni ndermend te punoni ne nje miniere floriri, ju do te perpiqeni te uzurponi te drejtat e te tjereve dhe do te paralajmeroni skandale shtepiake.

FLUTURA

Te shikosh fluturen permes luleve dhe barit tregon mirqenie dhe arritje te mbrekullueshme.

Ti shikosh ato duke fluturuar perreth tregon lajme nepermjet letrave nga shoket qe ju mungojne ose nga ndonjeri i cili i ka pare ata.

Per nje goce te re tregon nje dashuri te lumtur kulmi arrin ne nje bashkim ne jete.

FLUTURIM

Te perfytyrosh te fluturosh ne lartesi permes hapsires nenkupton fatkeqesi bashkshortore.

Te fluturosh ulet gati me token nenkupton semundje dhe gjendje jo te mire emocionale ekonomike.

Te fluturosh mbi uje te turbullt paralajmeron qe do te gjendeni ngushte me ceshtjet tuaja private meqekundershtaret jane duke ju vezhguar per tju joshur juve.

Te fluturosh mbi sheshe te shkaterruara nenkupton fat te keq dhe mjedis te zymte.

Nese vereni peme te gjelberta perime,posht jush gjate fluturimit ju do te vuani nga nje shqetesim i parakohshem por do te keni nje shperthim te pasurise.

Te shikoni diellin nderkohe qe fluturoni nenkupton shqetesime te panevojshme meqe ceshtjet tuaja do te kene sukses pavaresisht nga frika juaj e te keqes

Te perfytyrosh te fluturosh ne kupen e qiellit duke kaluar henen dhe planetet e tjera paralajmeron skamje luftera dhe shqetesime te tjera te te gjitha llojeve.

Te perfytyrosh qe fluturoni me flatra te zeza paralajmeron zhgenjime.te biesh gjate kohes se fluturimit nenkupton renie.

Nese zgjoheni nderkohe qe bini nga nje fluturim ju do te keni sukses ne rivendosjen tuaj. 

Per nje djale te perfytyroje qe ai eshte duke fluturuar me krahe te bardhe permbi gjethet e gjelberta paralajmeron perparim ne biznes dhe gjithashtu do te jeni i suksesshem ne dashuri, nese ai e perfytyron kete shpesh eshte nje shenje e nje ngritjeje te nje pasurie dhe nje plotesim i deshirave.

Per nje goce te re te perfytyroje qe po fluturon nga nje qytet ne nje tjeter dhe zbresin maje nje kishe ajo duhet te luftoje kunder grindjeve dhe deklaratave fallco ne dashuri, ajo do te kercenohet me nje stineshkaterruese e nje shendeti te semure dhe vdekja e ndonjerit prane saj mund tju shoqeroje.

Per nje goce te re te perfytyroje qe ajo gjuhet nderkohe qe fluturon tregon qe kundershtaret pengojne perparimin e saj ne sferat e larta te dobise dhe pasurise..

FOSHNJE

Te shikosh te qarat e nje foshnjeje eshte lajmeruese e deshperimeve dhe e nje shendeti te semure.

Nje foshnje e paster dhe e bukur tregon nje shperblim dashurie dhe shoke te mire.

Nese shikon nje foshnje duke ecur vetem ajo eshte nje shenje e sigurte e pavaresise dhe e mosperfilljes se shpirtrave te vegjel.

Nese nje grua enderron qe eshte dado e nje foshnjeje ajo do te jete mashtruar nga nje person qe i beson shume.

Eshte nje shenje e keqe te perfytyroni qe mbani foshnjen tuaj nese ai eshte i semure ose me ethe, ju do te keni shume shqetesime ne mendje.

Te shikosh nje foshnje te lindur para kohe tregon qe surpriza te kenaqeshme jane prane jush.

Per nje goce te re te perfytyroje qe ajo eshte nje foshnje paralajmeron qe ajo do te jete akuzuar per permbushje te deshirave te veta ne defrimet imorale.

Te shikosh nje foshnje duke notuar paralajmeron nje shperthim te fatit nga nje ngaterrese.

FOTOGRAFI

Nese shikoni fotografi ne enderrat tuaja ajo eshte nje shenje e afrimit te mashtrimit.

Nese merrni fotografite e te dashurit/dashures tuaj jeni paralajmeruarqe ai/ajo nuk ju eshte dhene juvebesnikerisht nderkohe qe perpiqet tju beje pershtypje juve.

Per njerezit e martuar te perfytyrojne te zoterojne fotografite e personave te tjere, paralajmeron ndryshimte pa arritur te sjelles tuaj. 

Te perfytyrosh qe merrni fotografine tuaj te bere paralajmeron qe do ti shkaktoni vetes tuaj te tjera shqetesime.

FRIKA

Te perfytyrosh qe ndjeni frike nga ndonje shkak,tregon qe puna juaj e ardhshme nuk do te provoje aqsukses sa ju e keni parashikuar.

Per nje goce te re kjo enderr paralajmeron zhgenjim dhe dashuri pa fat.

FRIKESIM

Te ndjeheni i friksuar per te vazhduar disa ceshtje ne enderr ose per te vazhduar nje udhetim tregon qe do te gjeni ne ekonomine tuaj inisiativa te pasuksesshme.

Te shikosh te tjeret te frikesuar tregon qe nje shok do te jete zbrapsur nga perfitimi i disa favoreve per ju, per shkak te veshtiresive te tij.

Per nje goce te re te perfytyroje qe eshte e frikesuar nga nje qen tregon qe do te gjendet nje mundesi per tegjetur nje shok te vertete.

FRON

Nese enderroni te uleni ne nje fron tregon qe do te ngriheni me shpejtesi drejt favoreve dhe fatit.

Te zbresesh nga nje fron tregon shume shqEtesime per ju.

Te shikosh te tjeret te nje fron tregon qe do te arrini sukses drejt pasurise,permes favoreve te te tjereve.

FSHATI

Te perfytyrosh qe jeni ne nje fshat tregon qe do te gezoni shendet dhe te gjeni veten tuaj me fat.

Te vizitosh shtepine e fshatit ku keni kaluar rinine tuaj tregon qe do te keni surpriza te kendshme dhelajme te favorshme nga shoke te cilet ju mungojne.

Nese fshati duket i shkaterruar ose enderra eshte e paqarte ajo paralajmeron qe shqetesimi shpejt do te vije tek ju.

FYERJE

Te perfytyrosh qe ju do te jeni fyer nga nje person nenkupton qe ju do te jeni i pafat ne punet tuaja dukehumbur shume para.

Per nje goce te re te fantazoje qe degjon nje gjuhe fyese lajmeron qe ajo do te ndalohet nga cmira dhexhelozia e disa personave.ajo do te takohet me kundershtime te papritura qe do ta mbushin ate me poshterimin dhe brejtje te ndergjegjes per sjelljen e saj te padenje ne te kaluaren ne drejtim te shokeve.

Te perfytyrosh te jesh i fyer tregon qe gabimet do te jene zbuluar ne sjelljen tuaj e cila do tju shkaktoje nje zemerim te brendshem nderkohe qe perpiqeni te justifikoni veten tuaj.

Te fyesh te tjeret ne enderr predikon per ju shume ndeshje perpara se te arrini qellimet tuaja.

Per nje goce te re te beje fyerje ose te ndihet e fyer nenkupton qe ajo do te ndjeje keqardhje per konkluzionet e shpejtuara dhe mosbindjen ndaj prinderve ose rojes.

FYTYRA

Kjo enderr eshte e favorshme nese shikoni nje fytyre te lumtur e te shnderritshme por nenkupton shqetesim nese ato jane te shemtuara ose te rrudhura.

Per nje person te ri nje fytyre e shemtuar paralajmeron grindje te te dashurve ose per nje te dashur te shikoje fytyren e te dashures/dashurit qe duket e vjeter tregon ndarje dhe prishje te lidhjeve te lumtura.

Te shikosh nje fytyre te cuditshme dhe ne pamje te pazakonte,tregon qe kundershtaret dhe fatkeqesia tju rrethon.

Te shikosh fytyren tuaj te veten tregon fatkeqesi dhe per te martuarit kercenon divroc qe do te jete bere.

Te shikosh fytyren tuaj te vetem tregon pakenaqsi me veten tuaj sepse nuk jeni ne gjendje te coni deri nefund planet,do te humbisni gjithashtu respektinnn e shokeve..

FUSTANI

Zakonisht fustani kur është i ngjyrosur, do të ketë një moment të rëndësishëm në jetën e tij, që do të çojë në forcimin e parimeve në të cilat gjithmonë ka besuar. 

Një fustan i bardhë apo i zi dëshmon, përkundrazi, nevojën për t’u mbrojtur nga miq të shitur.

Nëse ëndërroni se keni veshur rroba nusërie, do të merrni pjesë në çështje të këndshme dhe do të takoheni me shokë e miq. Po ashtu mund të tregojnë grindje mes grash.

FAJDE

Në qoftë se në të vërtetë merresh me fajde dhe ëndërron të njëjtën gjë, do t’i humbasësh të gjitha ato që kishit menduar se do të fitosh.

FAJËSON

Në qoftë se fajëson dikë, do të bësh shoqëri me të e cila kjo shoqëri do të jetë me shumë interes. Në qoftë se të fajësojnë, kundërshtarët mundohen tu bëjnë keq në punët tuaja të suksesshme, por nuk ia arrijnë qëllimit. Në qoftë se të fajëson një shok thjeshtë, do të ndërpritet lidhja. Në qoftë se ti fajëson dikë, do ta bësh shok.

FAJTOR

Në qoftë se je fajtor i një krimi dhe nëse në të vërtetë jeni, do të marrësh lajme të këqia për çështjen tënde. Në qoftë se nuk je në të vërtetë, do të ndiqesh nga njerëz të këqinj.

FALIMENTIM

Në qoftë se shikoni sikur keni falimentuar, do t’i kaloni pengesat që ju kanë dalë përpara dhe çështjet tuaja do të kenë një fund të lumtur.

FANTAZMË

Në qoftë se shihni në ëndërr fantazmë të veshur me të bardha, do të keni qetësi shpirtërore. Në qoftë se ka veshur të kuqe, do të keni zhgënjim në dashuri, në qoftë se ka veshur të zeza, do të thotë vdekje e një të afërmi ose të njohuri. Në qoftë se është veshur me të verdha ose jeshile, do të ndodhë ndonjë mërzi e vogël.

FAQE

Në qoftë se shikon sikur ke faqe të bukura dhe të kuqe do të keni shëndet, gëzim, lidhje të shkëlqyera dhe punë të mira. Në qoftë se je vajzë do të kesh rezultate të mira në dashuri. Në qoftë se shikon sikur ke faqe të zverdhura dhe të sëmura, do të pësoni të kundërtat dhe do të  pësojë vdekje një i afërmi tuaj.

FAR

Në qoftë se shihni në ëndërr far në det që ndizet dhe fiket, do të merrni ndihmë andej nga nuk e prisni.

FAREFIS

Në qoftë se shikon njerëzit më të afërt në fis, të duan dhe të simpatizojnë të afërmit dhe shokët. Në qoftë se shikoni persona të largët të fisit, një person i afërt është shumë dinak dhe mundohet t’u bëjë keq.

FARË

Në qoftë se shikoni farë misri, do të keni fitime me bollëk dhe me shumë lehtësi nga aktivitetet tuaja. Në qoftë se shikoni çdo lloj fare tjetër, do të keni fitime dhe gëzime.

FARKOJ

Në qoftë se shikon se farkon diçka, do të sëmuresh ti ose një i afëm i juaji. Në qoftë se farkon gozhda në mur, do të sëmuret një pjesëtar i familjes. Në qoftë se farkon mobilje, rrezikon jeta jote ose pasuria jote.

FARMACI

Në qoftë se shihni që hyni në një farmaci, ndonjë i afërm ose njeri i dashur do të vdesë ose do të sëmuret rëndë.

FASULE

Në qoftë se shihni se hani fasule, puna juaj do të shkojë shumë mirë, në qoftë se i zieni do të keni shëndet dhe fuqi, në qoftë se bleni ose shisni fasule, do të dëgjoni shpifje ndaj jush që do t’u mërzisin.

FASHO

Në qoftë se ëndërroni që jeni të lidhur me fasho, do të keni ngatërresa që do të kenë një fund të keq ose çështjet tuaja personale. Në qoftë se shihni personin tuaj të lidhur me fasho, atëherë e presin probleme që ju do t’i shkaktoni atij. Në qoftë se shihni të tjerë të lidhur me fasho, atëherë do të keni probleme familjare. Në qoftë se shihni që përdorni fasho pa pasur plagë, do të keni një takim miqësor me persona të nderuar. Kujdesni shëndetin, mërzi mund të vijnë. Fashot në gjumë do të thonë probleme dhe në fushën profesionale. Në qoftë se shihni që hiqni fashot, do të shpëtoni nga problemet tuaja.

FATI

Në qoftë se shikoni sikur u lexoni njerëzve fatin e tyre, do t’i dalë për mirë atij që i thoni. Në qoftë se shikoni jevgë duke ju lexuar fatin tuaj, do të keni sukses të madh në punë, por për atë që ju thotë fatin është sëmundje e rëndë.

FATKEQËSI

Në qoftë se shikoni sikur jeni fatkeq, prisni se do të përmirësohet jeta juaj. Në qoftë se jeni i varfër, do të keqësohet gjendja juaj. Në qoftë se jeni i pasur dhe shikoni sikur dikush është fatkeq, ëndrra është e keqe për ju dhe për atë person që shikoni.

FAMILJE

Në qoftë se shihni familjen tuaj ose një familje tjetër të lumtur, atëherë edhe ju do të keni lumturi. Kujdes në qoftë se ëndërroni familje të trishtuar. Në qoftë se shihni një familje tregtare, së shpejti do të keni fitime të mëdha, e kundërta parashikohet, në qoftë se shihni një familje që jeton në varfëri.

FE

Në qoftë se shikon sikur ndërron fe do të keqësohet gjendja jote ekonomike. Do të pësosh dëme dhe mërzi. Në qoftë se shikon se je i pa fe, do të pësosh dëme. Në qoftë se shikon sikur je fetar i fortë, do të pasurohesh dhe do të shërohesh në qoftë se je i sëmurë.

FEJESË

Në qoftë se je beqar dhe shikon se po fejohesh, do të kesh një martesë me sukses. Në qoftë se je i martuar ndoshta është tradhëti nga partneri.

FERMENTIM

Do të keni probleme familjare.

FERR

Do të kesh hidhërim dhe sëmundje. Në qoftë se shkon dhe je i pamartuar do të thotë zhgënjim martese ose dashurie. Në qoftë se je i pasur, do të dëshpërohesh. Në qoftë se je i sëmurë, do të keqësohesh.

FESTË

Në qoftë se ëndërroni që ndodheni në një festë dhe kaloni mirë, do të thotë që do të njihni njerëz të rinj dhe një shok të ri. Gjithashtu parashikohet martesë së shpejti. Një atmosferë e gëzueshme në ëndërr, lajmëron një zhvillim normal profesional. Në qoftë se atmosfera në ëndërr ka agoni, është e keqe dhe e mërzitshme, do të thotë që keni probleme në vendin e punës. Në qoftë se shihni festë ndërkombëtare, do të keni rritje të të ardhurave.

FËMIJË

Në qoftë se ëndërroni sikur keni fëmijë, do të keni shumë probleme, por do të keni sukses në biznesin tuaj. Në qoftë se shikoni sikur ju kanë rrethuar fëmijë dhe luajnë dhe këndojnë, do të kaloni një jetë të qetë familjare. Në qoftë se i shikoni se janë të mbrapshtë dhe bërtasin dhe bëjnë zhurmë, do të keni shumë vuajtje. Në qoftë se shikoni sikur po luani me një fëmijë të vogël dhe e ledhatoni, do të keni shumë hidhërime dhe shqetësime. Në qoftë se jeni i rritur dhe shikoni sikur jeni bërë fëmijë, jeni në rrezik të një sëmundje shumë të rëndë dhe vdekjeprurëse.

FËRGOJ

Në qoftë se shikon sikur po fërgon kafe ose grurë ose diçka tjetër do të mërzitesh sepse do të mësosh se të kanë tradhëtuar ose sepse do të të vdesë një fëmijë.

FËRKOJ

Në qoftë se shikon të fërkosh prindërit e tu ose shokët ose në qoftë se ata të fërkojnë, lidhjet me ata do të jenë gjithmonë të mira.

FËRSHËLLOJ

Në qoftë se shikoni në ëndërr sikur fërshëlloni, do të merrni një lajm nga një person i dashur. Në qoftë se shikoni sikur dikush po fërshëllen, do të dëgjoni shumë akuza kundra jush.

FIJE

Në qoftë se thjesht shikon çështjet tuaja janë shumë të ngatërruara dhe do të të torturojnë shumë mendime. Në qoftë se zhdredh fije do të marrësh vesh se dikush flet keq pas krahëve të tu. Në qoftë se je grua do të ngatërrohesh në një çështje e cila do të kthehet kundër teje. Fijet e ngatërruara do të thonë hidhërim. Në qoftë se shikon fije floriri ke fat të shkëlqyer dhe kujdes se mos e humbasësh që të mos hidhërohesh më vonë.

FIKËT

Në qoftë se ëndërron sikur të bie të fikët çështjet tuaja nuk venë dhe aq mirë dhe do të të vijë një lajm i keq i papritur. Në qoftë se të bie të fikët nga gëzimi, çështjet tuaja do të përfundojnë mirë. Në qoftë se shikon sikur të bie të fikët nga dhimbja, do dëgjosh për një vdekje.

FILM

Në qoftë se thjesht shikoni një film, do të thotë se gjendja juaj ekonomike do të përmirësohet dhe do të fitoni shumë para nga një çështje.

FIQ

Në qoftë se shikoni një pemë pa fiq dhe të zverdhur, do të keni lajme të këqia. Në qoftë se shikoni një pemë plot me fiq, do të merrni lajme të mira dhe do të keni shumë fitime. Në qoftë se shikoni fiq të tharë, do të keni ngatërresa gjyqësore. Në qoftë se shikoni sikur janë të prishura, do të keni fitime. Në qoftë se shikoni sikur janë të kaluara në tel, do të gjeni gjëra të cilat i dinit të humbura. Në qoftë se shikoni sikur janë të krimbur, do të humbni një çështje shumë të rëndësishme. Në qoftë se shikoni sikur ju gjuajnë me fiq, mundohen t’u bëjnë keq, por nuk ia arrijnë qëllimit. Në qoftë se shikoni sikur hani fiq të njomë, do të humbisni një pjesë të pasurisë tuaj. Në qoftë se shikoni sikur hani fiq të thatë, udhëtimi që mendoni të bëni nuk do të jetë dhe me aq interes dhe në qoftë se do ta bëni këtë udhëtim do të pendoheni. Në qoftë se shikoni sikur i shisni, do të përmirësohet gjendja juaj. Në qoftë se shikoni sikur bleni fiq do të takoni një person rastësisht që do t’u ndihmojë në biznesin tuaj.

FIRË

Në qoftë se shikoni sikur firos diçka, do të firojnë edhe paratë tuaja papritur.

FISHEKZJARRE

Në qoftë se e shikoni të digjen, do të keni gëzime dhe kënaqësi, por për një kohë shumë të shkurtër. Në qoftë se shikoni sikur prodhoni, do të merrni lajme të cilat që do t’u habisin. Në qoftë se i shikoni të fikura, do të merni lajme të gëzueshme.

FITIME

Në qoftë se ëndërron sikur ke fituar shumë para nga puna jote në të vërtetë do të bësh shumë pasuri dhe ndoshta mund të kesh edhe një trashëgimi të mirë. Në qoftë se shikon se fiton shumë para, por me punë të ndyta do t’i humbasësh të gjithë paratë nga sjellja jote e keqe.

FITORE

Në qoftë se  shihni që fitoni nga dikush në një ndeshje sporti ose lojë fati, do të fitoni para, në qoftë se shihni që humbni nga të tjerë, do të dështojnë çështjet tuaja.

FJALË

Në qoftë se shikon sikur dëgjon fjalë në gjuhë të huaj do të dëgjosh shumë fjalë të mira për veten tënde. Në qoftë se je vajzë dhe shikon sikur i dashuri të pëshpërit fjalë në vesh kujdes se rrezikohet nderi yt. Në qoftë se dëgjon fjalë të cilat nuk kanë kuptim do të dëgjosh fjalë koti për veten tënde.

FLAKËROJ

Në qoftë se ëndërron sikur flakëron diçka do të kërkojë mbështetje një shok të cilin do ta ndihmosh. Në qoftë se shikon se diçka flakëron në errësirë dikush do të mundohet të të shfrytëzojë. Në qoftë se shikon sikur flakëron ti do të zbulohen sekretet dhe do të bëhesh qesharak. Në qoftë se shikon dikë tjetër të flakëroj kujdes nga ai se do që të të bëjë keq.

FLAMUR

Në qoftë se shihni në ëndërr flamurin kombëtar, ju pret nder dhe lavdi, në qoftë se shihni flamur të huaj, do të bëni një udhëtim të largët, në qoftë se shihni flamur të zi, do të sëmureni, në qoftë se shihni flamur të kuq, do të pësoni dëme.

FLAS

Në qoftë se shikoni sikur flisni me zë të lartë, do të keni dëme dhe shkatërrime ekonomike.

FLE/GJUMË

Në qoftë se shikon sikur po fle në gjumë të thellë, bota të do dhe të respekton për të mirat që ke. Në qoftë se shikon sikur thjesht shtrihesh, shpejt do të sëmuresh rëndë me rrezik për jetën tënde. Në qoftë se je grua, do të ngelesh shtatëzënë. Në qoftë se je vajzë  do të martohesh me një burrë jo të pëlqimit tënd, por do të jetosh e lumtur me të. Në qoftë se fle në krevat martesor të dikujt tjetër, në qoftë se je burrë do të dështosh në aktivitetin tënd. Në qoftë se shikon sikur po fle me partneren ose partnerin tënd, do të fitosh zemrën e tij. Në qoftë se fle me këdo tjetër, do të shpenzosh pasurinë tënde. Në qoftë se shikon dikë tjetër duke fjetur, do të marrësh lajme të këndshme. Në qoftë se shikon se fle me një person të shëmtuar ose të zi, do të pësosh sëmundje.

FLOKË

Në qoftë se shihni në ëndërr që keni flokë të shkurtra dhe të rralla, jeni dembel dhe për këtë arsye do të shkatërroheni. Në qoftë se shihni se keni flokë të zeza, ndjeni një dashuri të madhe për një grua. Flokët e verdha do të thonë llafe, flokët gështenjë besim tek personi që dashuroni, të kuqet do të thonë zili, të bardhat  besim tek ndjenjat tuaja. Në qoftë se shihni se ju presin flokët do të keni një takim dashurie. Në qoftë se shihni se jeni qeros, do të keni një gjendje të mirë ekonomike, në qoftë se një grua sheh se është qerose, do të thotë tradhëti.

FLORI

Në qoftë se shikon sikur ke gjetur flori do të kesh një fitim të rëndsishëm.Në qoftë se je grua do të kalosh një  jetë të qetë. Në qoftë se je vajzë do të martohesh me një njeri të mirë dhe do të kalosh një jetë të lumtur me atë. Në qoftë se punon flori ke punë të mirë dhe fiton shumë para. Në qoftë se shikon të hash flori do të kesh një pasurim shumë të madh, por dhe do të mërzitesh për një çështje. Në qoftë se je vajzë do të martohesh shkëlqyeshëm, por edhe do të mërzitesh sepse nuk do të martohesh me njeriun që do në të vërtetë.

FLLAD

Në qoftë se ndien fllad do të ngatërrohesh në rrjetin e dikujt që të do.

FLUTURIM

Në qoftë se shikoni sikur po fluturoni, ju presin pasuri, gëzime dhe shëndet shumë i mirë. Në qoftë se shikoni dikë tjetër duke fluturuar, është mirë për ju, por më shumë për atë person që shikoni.

FOLE

Në qoftë se shihni në ëndërr që në çatinë e shtëpisë tuaj kanë bërë folenë zogj, sidomos dallëndyshe, do të thotë lumturi dhe qetësi familjare. Në qoftë se foleja është bosh dhe e prishur, ju presin  mërzi dhe hidhërime.

FORCË

Në qoftë se shikoni sikur keni forcë të madhe dhe mbinatyrore, do t’i sundoni armiqtë dhe do të dilni fitues dhe gjithashtu do t’i kaloni të gjithë pengesat dhe do të ecni përpara. Në qoftë se shikoni sikur po ju lenë forcat, do të sëmureni. Në qoftë se shikoni sikur dikush ka forcë më të madhe se ju, do të dëgjoni fjalë të mira dhe do të gëzoheni.

FOSFOR

Në qoftë se shikoni fosfor në ëndërr, prisni vetëm gjëra të mira në jetë.

FOSHNJË

Në qoftë se shihni në ëndërr foshnjë sidomos në djep duke fjetur, ju pret lumturi në familje. Në qoftë se shihni veten tuaj foshnjë, personi që dashuroni ju tradhëton.

FQINJ

Në qoftë se ëndërroni fqinjët tuaj të kalojnë pranë jush pa ju folur, ose i shihni nga larg, atëherë do t’u propozojnë martesë së shpejti. Në qoftë se ju flasin në ëndërr, të dini që ju marrin nëpër gojë dhe flasin keq për ju. Në qoftë se shihni që ziheni me ata, do të keni probleme familjare.

FRASHËR

Në qoftë se je ushtarak ose zdrukthtar ose bojaxhi dhe ëndërron sikur pret dru frashëri për të lyer ose në qoftë se thjesht shikon do të keni sukses në çështjet tuaja. Në qoftë se ke tjetër profesion ose je grua do të pësosh varfëri.

FRUTH

Në qoftë se shikon se vuan nga fruthi ose shikon dikë tjetër me fruth do të kesh mërzi dhe hidhërim.

FRANCA

Franca në ëndërr si dhe takimet me francezë do të thotë histori të reja dashurie si dhe aventura.Vetëm kujdes me lidhjet erotike pasi rreziku po ju afron. Në qoftë se shihni që udhëtoni ose ndodheni në Francë, ju presin suksese profesionale, ngritje në karierë dhe në vendin e punës.

FRE

Në qoftë se shikoni në ëndërr, do të keni pengesa të vogla në punët tuaja.

FRENA

Në qoftë se shihni që frenat e makinës ose të biçikletës tuaj nuk punojnë, do të pësoni ndonjë aksident, prandaj kini kujdes.

FRIKË

Në qoftë se ëndërroni se ndodheni në një vend të errët dhe të shkretë dhe keni frikë, do të mësoni lajme të rreme dhe për këtë do të mërziteni.

FRUTA

Në qoftë se shihni që hani fruta të pabëra, shqetësime dhe rreziqe po ju vijnë rrotull. Në qoftë se janë të pjekura dhe të mira, ju pret gëzim, lumturi dhe sukses në dashuri.

FRYMË

Në qoftë se ëndërroni sikur keni frymëmarje normale dhe jeni të qetë, do të kaloni një jetë të mirë dhe të qetë. Në qoftë se shikoni sikur keni vështirësi në frymëmarrje, do të keni mërzi dhe do të sëmureni nga mushkëritë, por që do të kalojë shumë shpejt.

FSHAT

Në qoftë se shikoni sikur po vizitoni një fshat, do të keni fitime dhe gëzime.

FSHATAR

Në qoftë se shikoni sikur jeni fshatar pa qenë në të vërtetë, do të keni nderime, fitime dhe do të kaloni një jetë të mirë familjare. Në qoftë se jeni beqarë, do të martoheni me njeri të mirë dhe të zgjuar.

FTESË

Në qoftë se shikon sikur të kanë sjellë një ftesë gjyqësore do të marrësh një lajm të mirë nga e cila do të fitosh shumë. Në qoftë se je grua do të jetë lajm dashurie. Në qoftë se dërgon ftesë tek një i huaj do të ndeshesh me dikë.

FTOHJE

Në qoftë se shikon se je ftohur ke në rrezik jetën dhe kujdes.

FUÇI

Në qoftë se e sheh plot me verë do të keni ngritje profesionale dhe të ardhura të shumta. Në qoftë se është plot me uthull do të mërzitesh. Në qoftë se ka ujë është pa rëndësi.

FURRË

Në qoftë se thjesht shihni në ëndërr furrë, do të keni dashuri dhe gëzim në familje, në qoftë se e shihni të ndezur dhe duke dalë tym,do të thotë shëndet dhe lumturi.

FURRËTAR

Në qoftë se  shihni që jeni furrtar, ndërsa profesioni juaj është tjetër, do të fitoni shumë para nga puna juaj, në qoftë se shihni që furrtari ka nëpër duar brumra, do të thotë lumturi familjare.

FURÇË

Në qoftë se sheh furçë do të keni merzitje të madhe. Nëse pastron me furçë prapë e njëjta gjë do të keni shqetësime.

FURKË

Në qoftë se ëndërron furkë dhe e punon mundimet tuaja do të shpërblehen dhe do të kesh në jetë çfarë dëshiron. Në qoftë se je vajzë në beqari do të martohesh me një njeri të mirë dhe të dhimbshëm. Në qoftë se je burrë do të degjenerohesh para syve të gruas tënde.

FURTUNË

Ëndërr e keqe me parashikime shkatërruese. Vetëm Në qoftë se je i sëmurë dhe shikon furtunë do të përmisohet gjendja shëndetsore.

FUSHË

Në qoftë se shikon që gjendesh në një fushë të bukur dhe me lule do të kesh kënaqësi dhe gëzim.

FYEJ

Në qoftë se ëndërroni sikur ju fyen dikush, do të bëni shoqëri me atë person. Në qoftë se shikoni sikur ju fyen grua, do të mërziteni për gjëra që keni thënë për të. Në qoftë se shikoni sikur po fyeni dikë, do t’u vijë gëzim i madh dhe i papritur nga ai person që shikoni sikur e fyeni në ëndërr.

FYELL

Në qoftë se shihni që i bini fyellit dhe në të vërtetë nuk dini, planet tuaja të djallëzuara do të zbulohen dhe do të bëheni rezil, në qoftë se dini do të keni një aventurë erotike, në qoftë se në ëndërr dëgjoni dikë ti bjerë fyellit, do të merrni lajme të mira.

FYTYRË

Në qoftë se ëndërroni grua ose burrë me fytyrë të bukur, do të keni lumturi dhe kënaqësi sidomos nga shokët tuaj që janë inteligjent dhe të sinqertë ndaj jush, dhe gjithashtu do të keni sukses në punët tuaja. Në qoftë se shikoni një fytyrë të qeshur, do të keni fat dhe shëndet. Në qoftë se ëndërroni sikur shikoni një fytyrë të shëmtuar dhe të keqe, do të keni grindje me shokët dhe të afërmit tuaj dhe do të falimentoni në punë. Në qoftë se shikoni fytyrë melankolike dhe të mërzitur, do të keni hidhërime dhe dëshpërime. Në qoftë se shikoni fytyrë të zezë do të keni mosbesim ndaj të afërmve dhe shokëve dhe partnerëve tuaj. Në qoftë se jeni i shëmtuar dhe shikoni sikur fytyra juaj është bërë e shëmtuar, do të përmirësohet gjendja juaj. Në qoftë se shikoni sikur jeni i bukur dhe shikoni sikur keni fytyrë të shëmtuar, do të keni hidhërime.