Shpjegimi i Endrrave me shkronjen K

KAÇUL
Në qoftë se shikon sikur ke veshur pa qenë ushtarak në të vërtetë, mundohesh të dukesh tek të tjerët kot. Në qoftë se je grua do të falimentojnë aktivitetet e burrit tuaj. Në qoftë se je vajzë, do të martohesh me ushtarak. Në qoftë se shikon sikur blen, do të ngrihesh në detyrë. Në qoftë se shikon sikur shet mos ki shpresa të mëdha.

KADAIF
Në qoftë se shihni që hani kadaif, të prisni mërzi nga njeriu që doni. S’do të keni fat në çështjet sentimentale. Në qoftë se kadaifi që hani nuk është i ëmbël, do të mërziteni më pak. Në qoftë se shihni që thjesht ju ofrojnë kadaif dhe nuk e prekni, do të thotë që nuk ju prekin problemet, dhe keni pranë njerëz që ju vlerësojnë. Në qoftë se shihni që hani kadaif dhe ju pëlqejnë. Në qoftë se shihni që prodhoni kadaif, do të keni probleme në punë.

KADIFE
Në qoftë se shikoni veshje tuaja që janë kadife, ke mendime të mëdha të cilat do të të shkatërrojnë. Në qoftë se shikon mbulesën e divanit që është kadife në një pikë, humbet kot kohën dhe për të cilën do të pendohesh, por do të jetë tepër vonë.

KAFE
Në qoftë se shihni në ëndërr kafe të pabërë, punët ju shkojnë shumë mirë, në qoftë se e kaurdisni do të merrni lajme të mira, në qoftë se e piqni dhe pini kafe do të merrni lajme të këqija. Në qoftë se derdhni kafe përtokë ose mbi rrobat tuaja, ju presin dëme ekonomike. Në qoftë se shihni që ju shohin filxhanin e kafesë, do të merrni një lajm të rremë.

KAFKË
Në qoftë se ëndërron kafkën e një të vdekuri, do të pësosh dhimbje koke dhe kujdes. Në qoftë se shikon kafkën e kokës tënde si i vdekur, të thyer, do të të vijnë ide të hidhura.

KAFSHË
Në qoftë se shikon se ke shumë kafshë dhe janë të tuat, do të pasurohesh dhe do të lumturohesh. Në qoftë se i shikon të kullosin në fushë, jeta jote do të jetë e qetë pa tronditje dhe hidhërime.

KAJSI
Në qoftë se sheh në ëndërr se po ha kajsi ose që thjesht i sheh, do të keni gëzim Në qoftë se janë edhe të pjekura. Në qoftë se janë të pabëra mirë, nuk do të kenë fund të mirë çështjet tuaja. Në qoftë se janë të kalbura, do të keni mërzi të madhe.

KAKAO
Në qoftë se shihni që pini kakao, do të keni një njohje të re shoqërore, në qoftë se shihni dikë tjetër të pijë kakao, do të sëmureni.

KALBËSIRË
Në qoftë se shikoni fruta të kalbura, do të zhgënjeheni për shpresat që keni. Në qoftë se shikoni sikur hani kalbësira, do të pësoni sëmundje të rëndë. Në qoftë se jeni i sëmurë, do të shëroheni më shpejt seç e prisnit.

KALI
Në qoftë se shihni që i keni hipur kalit, kundërshtarët tuaj duan t’u bëjnë keq pa pasur arsye. Në qoftë se kali është i bardhë dhe jeni të pamartuar, ju pret martesë e shpejtë, në qoftë se kali është i zi do të pasuroheni, por do t’i harxhoni paratë së koti, në qoftë se është i kuq do të ngriheni në pozitë, në qoftë se është i hirtë do të keni suksese që do t’i arrini me shumë mundim. Në qoftë se shikoni dikë tjetër t’i ketë hipur kalit, do të mësoni lajme të mira, në qoftë se shihni kalë të egër, një çështje që ju intereson do të plotësohet me vështirësi. Në qoftë se shihni grua të hipur mbi kalë, do të keni një aventurë të re erotike. Në qoftë se shihni kalë të ngordhur, do të rrezikojë shëndeti juaj, në qoftë se shihni që hani mish kali, do të keni sukses të shpejtë në punën tuaj.

KALENDAR
Në qoftë se shikon kalendar do të keni shumë mendime dhe ndoshta dhe vdekjen e një të afërmi ose shoku.

KALIM
Në qoftë se shikoni sikur kaloni lehtë në një kalim, çështjet tuaja do të ecin përpara. Në qoftë se shikoni sikur vështirësoheni të kaloni diku ose sikur rrëzohesh duke kaluar, do të keni vështirësi në çështjet tuaja dhe jeta juaj do të rrezikohet.

KALOJ
Në qoftë se shikoni sikur po kaloni një lumë ose det, do të keqësohet gjendja juaj. Në qoftë se shikoni sikur kaloni pe diku, ëndrra është jashtëzakonisht e keqe.

KALLAM
Në qoftë se shihni në ëndërr kallama ose kallamishte që tundet nga era, do të sëmureni ose do të mërziteni nga ana ekonomike, në qoftë se prisni kallama do të dështoni në dashuri. Në qoftë se shihni që mbani kallama, nuk do t’i arrini ambicjet tuaja dhe lodheni pa arsye.

KALLAMARË
Në qoftë se shikon sikur po ha kallamarë, prisni mërzi dhe hidhërim nga shokë të ngushtë.

KALLDRËM
Në qoftë se shikon rrugë ose trotuar të shtruar, do të bësh një udhëtim të gjatë. Në qoftë se je grua do të kthehet nga një udhëtim i gjatë, një person i dashur i cili ka munguar për shumë kohë. Në qoftë se shikon kalldrëm në shtëpi, do të emigrosh me të gjithë familjen. Në qoftë se bën kalldrëm jashtë shtëpisë, do të pësosh një aksident shumë të keq.

KALLI MISRI
Në qoftë se shikoni sikur po korrni kallinj misri, do të keni fitime të mëdha parash.

KAMATË
Në qoftë se shikoni sikur keni borxhe dhe paguani kamatë, do të merrni një lajm i cili do t’u qetësojë në mërzin që keni.

KANAL
Në qoftë se shikon ose kalon kanal, do të keni një udhëtim me sukses të madh.

KANARINË
Në qoftë se e shikon në kafaz dhe duke kënduar, do të marrësh lajm të mirë nga i dashuri ose e dashura. Në qoftë se e shikon që nuk këndon, pengesa të mëdha do t’u dalin në dashuri. Në qoftë se të ikën nga duart, do të humbasësh një rast shumë të rëndësishëm.

KANAVAÇE
Në qoftë se shikoni kanavaçe do të thotë se do të merrni një lajm të hidhur dhe të dëshpëruar i cili do t’u mërzisë.

KANDIL
Në qoftë se shikon kandil të ndezur do të keni gëzim, ti dhe familja jote. Në qoftë se je i ri ose e re, do të kesh dashuri me sukses dhe martesë të mirë. Në qoftë se je i sëmurë do të shërohesh se shpejti. Në qoftë se je i vjetër, do të jetosh shumë gjatë. Por në qoftë se ëndërron kandil të fikur, prit të kundërta.

KANCER
Në qoftë se vuan nga kanceri në zemër ose në gjoks, do të kalosh një jetë të keqe familjare. Në qoftë se e ke në duar, në këmbë ose në kokë punët ju venë mbarë.

KANELLË
Në qoftë se e ha do të mërzitesh. Në qoftë se i merr erë, do të marrësh një lajm të mirë. Në qoftë se e sheh do të të tradhëtojnë.

KANISTËR
Në qoftë se thjesht e sheh do të zmadhohet familja dhe pasuria jote. Në qoftë se e mban, shpresa të kota ke. Në qoftë se e mban, të mbushur me lule do të fitosh shumë para në punë. Në qoftë se ke në të peshq ose zogj, do të mësosh një lajm të këndshëm. Në qoftë se shikon të digjet, do të humbësh dashurinë e një personi të dashur dhe do të humbasësh një kafshë që e do jashtë mase.

KANTAR
Në qoftë se shihni kantar në ëndërr, do të keni ngatërresa me avokatë dhe gjyqe, në qoftë se shihni që bleni kantar, kundërshtarët tuaj do t’u hapin probleme, në qoftë se shihni se peshoni diçka do të trashëgoni shumë para.

KANUN
Në qoftë se ëndërron sikur të kanë vënë kanune, ke bërë shumë mëkate dhe mundohu të përmirësohesh.

KAPELË
Në qoftë se shihni që keni vënë kapelë të re, do të keni fitime dhe gëzime, në qoftë se kapela është e vjetër dhe e ndotur, ju presin dëme të mëdha. Në qoftë se është kapelë grash, do të keni sukses në dashuri, në qoftë se një grua sheh se ka vënë kapelë burrash, do të marrë lajme të mira.

KAPËRCIM
Në qoftë se ëndërroni sikur kapërceni litar ose lumë dhe kalon në anën tjetër, suksesi në biznesin tuaj është i sigurtë. Në qoftë se duke kaluar bini brenda mos i kini besim vetes, por kërkoni ndihmë nga të tjerët për t’ia arritur qëllimit.

KAPITEN
Në qoftë se shihni se jeni kapiten i një anijeje të madhe, kujdes pasi jeni mendjemadh dhe shpejt do të pësoni dëme, në qoftë se shihni që jeni kapiten në një anije të vogël, së shpejti do të bëni një udhëtim të këndshëm.

KAPOTË
Në qoftë se shikon sikur ke veshur kapotë të vjetër do të sëmuresh. Në qoftë se shikon sikur e heq do të çlirohesh nga hallet. Në qoftë se shikon sikur ke veshur kapotë të re dhe me vlerë të madhe dhe të qepur me pe floriri, do të të mbrojë dhe do të të mbështesë një person shumë i fuqishëm. Në qoftë se shikon sikur e heq do të humbasësh mbrojtjen e një personi të fuqishëm.

KAPUÇ
Në qoftë se shikoni sikur keni veshur kapuç, do të hidhëroheni nga falimentimi i çështjes tuaj të cilën e kishit të sigurtë.

KARAVIDHE
Në qoftë se shikon sikur po ha karavidhe, ju presin mërzi dhe hidhërim nga shokë të ngushtë.

KARABINË
Në qoftë se shihni se jeni duke mbushur një karabinë, rrezikoni të humbni para, në qoftë se blini karabinë do të thotë që shokët tuaj nuk ju duan të mirën. Në qoftë se vrisni dikë me karabinë, do të bëni diçka të keqe dhe mund të hyni dhe në burg, në qoftë se shihni që ju vrasin me karabinë do të fitoni para.

KARAJFIL
Në qoftë se të japin ose jep karajfil prit suksese në dashuri dhe sidomos po qe i kuq. Në qoftë se është i verdhë ose i bardhë, do të mërzitesh.

KARKALEC
Në përgjithësi nuk është diçka e mirë. Pengesa dhe vështirësi.

KARROCË
Në qoftë se hypën në të do të ngrihesh në detyrë. Nëse lundron me karrocë në det ose lumë, do të humbisni një të afërmin tuaj.

KARABOBË
Në qoftë se je ushtarak ose zdrukthtar ose bojaxhi dhe ëndërron sikur pret dru nga karabobë për të lyer ose në qoftë se thjesht shikon, do të keni sukses në çështjet tuaja. Në qoftë se ke tjetër profesion ose je grua, do të pësosh varfëri.

KARNAVALE
Pritni gëzim dhe lumturi. Në qoftë se është karnavali dhe nuk ke shumë ushqime, do të keni pak hidhërim dhe mungesa.

KARTON
Në qoftë se shikoni në ëndërr karton të bardhë, do të fitoni para pa u lodhur, në qoftë se është i kuq, ju presin dëme të mëdha.

KARROTË
Në qoftë se se shihni që hani karrotë të pagatuar, do të keni fitime nga puna që bëni, në qoftë se hani karotë të gatuar kundërshtarët që keni do të përpiqen t’u shkatërrojnë.
Në qoftë se shihni në ëndërr të kalojë një karvan i gjatë sidomos me ciganë, ju presin fitime nga punët tuaja, në qoftë se shihni që jeni dhe ju në karvan, do të humbni para nga mendjelehtësia juaj.

KARRIGE
Në qoftë se shihni se jeni të ulur në karrige, ndonjë aksident mund t’u ndodhë, në qoftë se thjesht shihni karrige, çështjet tuaja do të kenë rezultate të mira.

KASAP
Në qoftë se ëndërron sikur je kasap, do të lumturohesh dhe do të gëzohesh nga zemërgjërsia jote. Gjithashtu prit fat dhe sukses.

KASKETË
Në qoftë se ëndërron sikur ke vënë kasketë ushtarake, do të keni vlerësime dhe lavdi.

KASOLLE
Në qoftë se ëndërron kasolle, do të keni varfëri. Në qoftë se je i pasur dhe shikon se jeton në një kasolle, do të humbasësh një shumë të madhe parash. Në qoftë se je i varfër ka shpresë se një ditë mund të përmirësohet gjendja juaj.

KARRIGE

Të jesh i ulur në një karrige është simbol i pushtetit ne veçanti. Aprovimi dhe dorëzimi, janë, pra, domethëniet më të zakonshme të lidhur me këtë ëndërr. 

Madje paralajmëron vendin dhe autoritetin tënd. 

Mund të fitoni ndonjë dhuratë papritmas si surprizë nga personi i dashur, ose prapë të kini sukses në shkollë përkatësisht në punën e juaj. 

Po ashtu mund të mësoni shpejt se shoku i juaj mund të bëhet i sëmurë dhe më e keqja edhe të pësojë edhe vdekjen.

KISHA

Kisha mund të paraqesin unin e njeriut, sepse aty janë të gjitha elementet e bashkuara në një harmoni që ekrijojnë kulmoren e vërtetës. 

Po ashtu mund të jetë shenja e botës së pavetëdijshme, që ju porosit, që duhet të kthjelloheni dhe ta ndërpreni bredhjen e juaj, e cila shfaqet në shumë drejtimet e ndryshme, me një fjalë duhet ta zgjidhni konfliktin e brendshëm dhe ta krijoni një njësi të unit kreativ dhe të suksesshëm.

Shkuarja prej kishe në kishën mund t’iu tregojnë apo t’iu ftojnë se duhet ta ndërroni diçka që ishte eshenjte për juve, që kishte vlerën të madhe për ju.

Pastaj kisha është edhe simbolika e një pjesës së mendjes, që ka vlerën më të lartën dhe përmban kuptimine jetës si dhe çelësi e fatit juaj.

Në kohëra primitive, vendet e shenjta ishin vendet që kanë lindur të parët tanë përkatësisht parët e fisit. Në të njëjtën mënyrë ëndrra e juaj mund t’ju qortojnë se nuk jeni një qenje që nuk kini vlerë, por jeta e juaj ka një vlerë të veçantë dhe nuk duhet të jeni e frustruar ose me mendjen të një kompleksit se jeni të pavlershme. Jeni realitet që posedoni vlerat e larta dhe duhet t’i respektoni ato.

Madje kisha flet përkatësisht simbolizon raportin dhe ndjenjat e juaja ndaj religjionit tuaj. 

Së fundit kisha simbolizon zhvillimin dhe pjekurinë e personalitetit të juaj që jeni duke ndërtuar moralin eri.

Kisha po ashtu simbolizon harkun e mëmës dhe, më në përgjithësi, paraqet seksin e femrës. Në bazë të kësaj ëndrre takohet një nevojë e madhe mbrojtje, që ka si qëllim të qetësojë atë që flenë. Madje tregon edhe të kërkuarit këmbëngulës të ngushëllimit për një moment nga një pikëllim i madh.

KULMI I KISHES 

Paraqet mbrojtjen përkatësisht dëshirën për të patur një pamje më të mirë se çfarë po ndodhë në gjirin familjar ose diçka fshehët. Madje paraqet njerëzit që me ta jetoni nën një kulm.

KEMBA E MAJTE 

Paraqet zemrën, ndjenjat, veprimet e pavetëdijshme, intuitën. Po ashtu mund të paraqesin dëshirat efshehta për një ndërprerje të një dashurie si dhe nga ana tjetër një frustrim nga mjedisi i cili nuk të kupton. 

Madje është simbol i zhvillimit, i njohjes , i kurajës, i lidhur fort me lodhjen dhe dhimbjen.

KEMBA E MAJTE NE ECJE

E shikoni të kaluarën dhe dëshironi për të ecur përpara, po ashtu botën tënde emocionale dhe pavarësinë tënde, ndoshta edhe për momentin ndjenjat e kënaqësisë përkatësisht menstruacionet. Po qe se ishte derae hapur ka mundësi që je shtatzënë.

Këmba e majtë po ashtu nxjerr, pra, pjesën më të errët dhe më pak të kontrollueshme të vetë natyrës, nga ku duhet të ruhesh, deri sa je në kohë.

PULPA E KEMBES

Kuptohet vetvetiu se ju duhet ta zgjidhni një lloj konfliktit sa më shpejt.

KRISHTI 

Enderra mund , sigurisht te komentohet mbi besimimin tuaj, por duke e marre ne konsiderate si figura ekrishtit mund te lidhet me nje jete njerezore babai ose figura e babait.

KAFSHET

Enderrat me kafshe shpesh-here reflektojne instiktin ose reagimet tona.

KUPA 

Kupa eshte nje simbol i vjeter me pikpamje femerore: endrra mund te thote dicka ne lidhje me emocionet tuaja. Kur ju jeni duke lare shume kupa ndoshta ju po lini pase shume aspekte nga jeta dashurore..

KORBI

Simbolizon humbje, 

Duke kënduar: fat të keq, 

Duke e friksuar atë: do të jeni në gjurmë të një mashtrimi, 

Duke fluturuar : vdekje

KALAJA

Simbolizon ndihmë në një situatë me rrezik, 

Banoj në kala : lumturi, trashëgimia, 

Kalaja gërmadhë: tradhëti në dashuri, 

Kalaja në flakë: një lajm i mirë 

Hyj brenda në kala: aventurë e papritur, 

Kalaja e mbyllur: pengesa.

KANCER

Të jeni preku nga kanceri simbolizon një armik të rrezikshëm duke u përpjekur të ju prish jetën.

KONJAK

Duke pirë konjak simbolizon një dashuri pa kthim .

KONFERENCE

Simbolizon zgjidhja e një enigme.

KREDITORI

Simbolizon udhëtim

KOPSHTARI

Do të kesh probleme dh shqetësime në jetë.

KERTHIZE

Do të keni lajme negative, të këqija.

KUMBULLA

Duke ngrën kumbulla simbolizon kapsllëk.

KIOSKE 

Kioskë gazetash simbolizon lajme të rëndësishme..

KEPUCET

Kepuce te Reja – Fatkeqesi, semundja ne prage.

Kepuce te Vjetra – Dikush do tju Mashtroje

Kepucet e Ngushta – Do tju godesi nji telashe – lamtumire dashuri

Kepucet e shkyeme – dashuri pa kthim

Me ble Kepuce – Nji shpenzim i papritur

Me mbarru Kepuce – Do te kesh humbje parash

Kepucet qe bien – Fajtor je ti per perfundimin e dashurise