Shpjegimi i Endrrave me shkronjen N

NAFTË
Sido që të shikoni naftë, do të thotë mërzi dhe shqetësime psikologjike.

NATË
Në qoftë se shihni që është natë dhe qielli është plot me yje, do të keni përmirësim të gjendjes ekonomike, në qoftë se është natë dhe errësirë, do të merrni një lajm të keq që do t’u mërzisë. Në qoftë se është natë me hënë, do të keni sukses në dashuri.

NATYRË
Në qoftë se shikon se jeton në natyrë, prit gëzim dhe lumturi. Në qoftë se je i sëmurë do të shërohesh.

NAZE
Në qoftë se shihni në ëndërr që bëni naze dhe llastoheni, do të thotë se keni karakter të cekët.

NDALIM
Në qoftë se se të ndalojnë për diçka do të keni pengesa në planet tuaja të cilat do të jenë për të mirën tënde. Në qoftë se ti ndalon, diçka kujdes nga të afërmit tuaj se nuk ju duan të mirën.

NDESHJE
Në qoftë se shihni në ëndërr që merrni pjesë në një ndeshje sporti ose tjetër lloji, do të thotë se keni guxim dhe i përballoni mërzitë tuaja. Për të moshuarit kjo ëndërr do të thotë jetëgjatësi.

NDJEK
Në qoftë se shikon se ndjek dikë dhe e kap do të çlirohesh nga armiq shumë të këqinj. Por në qoftë se të ikën do të bëjnë keq pas shpine. Në qoftë se ndjek grua ose vajzë do të të gjejë një e keqe e madhe.

NDËRMARJE
Në qoftë se shikon se bëre një ndërmarje me dikë tjetër, dikush do të të vjedhë. Në qoftë se bëre bashkëpunëtore një grua, rrezikon pasuria jote. Në qoftë se me njeri të afërt do të keni telashe dhe probleme familjare.

NDËRTOJ
Në qoftë se shikon sikur po ndërton shtëpinë tënde, do të keni hidhërime dhe vdekjen e një të afëmi tuaj. Në qoftë se ndërton shtëpi për dikë tjetër, do të keni fitime dhe gëzim. Në qoftë se shikon të ndërtosh një ndërtesë bamirësie, do të marrësh urim dhe bekim nga zoti. Në qoftë se ndërton kështjellë, bota të do dhe të respekton jashtë mase. Në qoftë se ndërton varreza, do të kesh lumturi fat dhe gëzim.

NDËRTUES
Në qoftë se shikon se je ndërtues, do të pësosh uri, varfëri dhe vdekjen e një personi të dashur.

NDËRTESË
Në qoftë se shihni një ndërtesë të madhe e moderne, ju pret një jetë e pasur dhe shëndet i plotë. Në qoftë se ndërtesa është më e vogël por e bukur, do shijoni një jetë familjare të qetë dhe të lumtur. Në qoftë se shihni ndonjë ndërtesë të prishur, ju presin sëmundje dhe probleme ekonomike.

NDËRROJ
Në qoftë se ndërron fustan, lërini imagjinatat e tepërta se do t’u dalin për keq. Në qoftë se ndërron mendje atëherë ngul këmbë në atë që mendon.

NDIHMË
Në qoftë se shihni se kërkoni ndimë nga dikush, ju pret një punë me shumë fitime, në qoftë se ju jepni ndihmën tuaj diku, një i afërmi juaj do të pësojë një fatkeqësi.

NDJESITË/SHQISAT
Në qoftë se humbet ndonjë nga pesë ndjesitë/ shqisat e tua është paralajmërim i keq.

NDRIÇOJ
Në qoftë se ëndërron sikur ndriçon diçka, do të kërkojë mbështetje një shok të cilin do ta ndihmosh. Në qoftë se shikon se diçka ndriçon në errsirë dikush do të mundohet të të shfrytëzoj. Në qoftë se shikon sikur ndriçon ti, do të zbulohen sekretet dhe do të bëhesh qesharak. Në qoftë se shikon dikë tjetër të ndriçojë, kujdes nga ai se do që të të bëjë keq.

NDRYSHIM
Në qoftë se sheh se je më i madh apo më i vogël, më ishëndoshë apo më i dobët ose çdo lloj ndryshimi tjetër, do të thotë lumturi. Nëse je beqar do të keni një martesë të bukur dhe me fëmijë.

NEGLIZHENCË
Në qoftë se shihni se ju sillen me neglizhencë, do të thotë që keni një boshllëk sentimental. Nuk ju duan aq sa mendoni. Në qoftë se shihni se jeni neglizhent ndaj dikujt dhe jeni të pamartuar, ka mundësi të martoheni së shpejti me atë person. Gjendja profesionale është e mirë dhe kostante. Në qoftë se sheh se neglizhon diçka nuk do t’ia arrish qëllimit.

NENEXHIK
Në qoftë se shikon nenexhik do të pësosh vuajtje dhe hidhërime. Në qoftë se i merr erë do të vonohet plotësimi i planeve tuaja. Në qoftë se e këput zhgënjime në anët profesionale.

NEPËRKË
Në qoftë se vret nëpërkë do të mundësh armikun tënd i cili gjithmonë dëshironte të të bënte keq. Në qoftë se fle pranë teje ose të kafshon, kujdes nga personat që ke besim se mundohen të të bëjnë keq.

NERËNXË
Në qoftë se shikoni në një pemë të varura nerënxa, do të keni hidhërime dhe do t’u kujtohen të mirat që kishit më parë dhe do të mallëngjeheni, gjithashtu mund të jetë dhe vdekje e një shoku tuaj. Në qoftë se shikoni sikur hani, do të keni mërzi familjare dhe Në qoftë se je vajzë do të zihesh me atë që do. Në qoftë se shikoni nerënxë të ëmbël, do të bini në kthetrat e një personi i cili do t’u mbushë me hidhërime.

NERVA
Në qoftë se shikoni sikur vuani nga nervat tuaja, do të pësoni një të keqe shumë të madhe dhe kjo do të shkaktohet nga urrejtja e botës për ju, nga sjellja juaj e keqe. Në qoftë se jeni grua, burri juaj do t’u urrejë për skenat tuaja të përditshme dhe detyrohet të verë dorë mbi ju. Në qoftë se shikoni sikur jeni nevrik, dikush do t’u ndihmojë që të dilni nga pozicioni i vështirë në të cilin gjendeni.

NEVERITJE
Në qoftë se ke neveri nga diçka që hëngre në qoftë se je grua, do të mbetesh shtatzënë së shpejti dhe në qoftë se je burrë, do të të vërsulen armiq.

NËMË/MALLKIM
Të gjitha mallkimet që shihni, do të thonë lumturi, dashuri, dhe ndjenja të forta.Gjendja juaj ekonomike dhe profesionale, do të shkojë shumë mirë. Kini kujdes vetëm nga mallkimi i nënës.

NËNË
Në qoftë se jeni jetim nga nëna dhe shikoni sikur është gjallë, do të merrni ndihmë dhe mbështetje të madhe. Në qoftë se e keni nënën dhe shikoni sikur ju vdes ose sikur e humbisni, do të humbisni mbështetjet që keni. Në qoftë se shikoni sikur ju ndëshkon nëna, do të keni fitime të mëdha. Në qoftë se shikoni sikur e ndëshkoni ju nënën tuaj do të mërzitet ajo dhe do ta mbështesni ju. Në qoftë se shikoni sikur ka vdekur do të jetojë dhe për shumë kohë akoma.

NËNFLETË
Në qoftë se shikon në ëndërr se po shkruan një nënfletë, do të bësh një udhëtim të gjatë ose do të marësh letër nga një shok i largët.

NGOPEM
Në qoftë se shikoni sikur ngopeni së piri ose së ngrëni, do t’u ndodhë diçka e mirë e cila do t’u kënaqë. Në qoftë se shikoni sikur nuk ngopeni se ngrëni, do të pësoni hidhërime.

NGRËNËS
Në qoftë se shikoni sikur jeni ngrënës ose akuzohesh nga ngrënës të tjerë, kujdesuni për mënyrën e sjelljes suaj sepse mund të pendoheni me vonë. Në qoftë se shikoni sikur akuzoni dikë se është ngrënës, do të thotë se nuk i përdorni mirë çështjet tuaja financiare dhe mund të shkatërroheni.

NGRICË
Në qoftë se është verë dhe shikoni sikur ka ngricë, do të keni jetëgjatësi dhe mbarësi. Në qoftë se është dimër dhe shikoni sikur ka ngricë, do të keni një sëmundje shumë të rëndë dhe merrni masat e duhura se rrezikon jeta juaj.

NGRIJ
Në qoftë se është verë dhe shikoni sikur ngrini, do të bëni gjëra jo të mira. Në qoftë se është dimër dhe shikoni sikur ngrini, kujdesni shëndetin nga ndonjë grip ose ftohje. Në qoftë se shikoni pemë të ngrirë, do t’i humbisni shpresat, por që më vonë do të pendoheni. Në qoftë se shikoni sikur ju ngrijnë duart ose këmbët, do të thotë se nuk keni punë dhe do të keni fatkeqësi. Në qoftë se jeni grua, do të keni hidhërime në dashuri dhe vuajtje të shumta.

NGUL
Në qoftë se shikon se ngul diçka do të sëmuresh ti ose një i afëm i juaji. Në qoftë se ngul gozhda në mur, do të sëmuret një pjesëtar i familjes. Në qoftë se ngul gozhda në mobilje rrezikohet jeta ose pasuria jote.

NGJALË
Në qoftë se thjeshtë shikoni ngjalë, do të zbuloni një grua dinake dhe të djallëzuar tek e cila kishit shumë besim. Në qoftë se shikoni sikur kapni ngjalë, do të keni fitime pa vlerë shumë të madhe. Në qoftë se shikoni sikur hani, do të keni pengesa në punë, por për një kohë të shkurtër.

NGJESH
Në qoftë se shikoni sikur po ngjeshni njerëz, do të keni fitime të mëdha. Në qoftë se jeni të martuar dhe pa fëmijë, do të bëni fëmijë. Në qoftë se jeni të pasur, do të keni pasurim akoma më të madh dhe ngritje në detyrë, në qoftë se jeni ushtarak ose diçka e tillë. Në qoftë se shikoni sikur ngjeshni kafshë ose bimë, do të keni fitime të mira nga puna juaj.

NUMRAT

Simbolizmi i numrave në ëndërr, që ka angazhuar së tepërmi fantazinë filozofike të shekujve të hershëm, ka fituar një interes të ri prej kërkimeve analitike të Freudit dhe të shkollës së tij.

Në materialin e ëndrrave, që përmbajnë numra, ne nuk mund zbulojmë arsyetime të vetëdijshme mbi lidhjet simbolike midis numrave, po rrënjët e pavetëdijshmen të simbolizmit të numrave.

Numrat në botën e ëndrra paraqesin shqetësime po qe se nuk i kujtojmë.

Po qe se shihni shumë numra, do t’i besafasonjë disa shqetësime atëherë kur më së paku e pritni. Po ti shikoni një sasi numrash, dhe po i ble loterin me ato numra, thonë se do fitosh në loteri.

NUMRI 0 paraqet se do të arritni suksese në orvatjet e juaja.

NUMRI 1 paralajmëron fatin si dhe fuqin e mashkullit. Adami ishte njeriu i parë në botë, dhe prej ti filloi gjithçka. Një prej tyre është fillimi, krijimtaria, fuqia dhe intergrimi në plotësi, që mbretëron me suksesduke arritur fatin dhe mirëqenjen material.

NUMRI 2 paraqet dasinë. Ku i ka edhe anën e të kundërt, bardha e ka të zezën, drita e ka errësinë etj. Madje çifti jo çifti, jin-jang, e mirë – e keqje. Veprimi i gruas, barzaspesha dhe harmonia janë kryesisht porosia e kundërthënieve. Kurse numri 2 paraqet se ju nuk jeni të kënaqur me jetën e përditshme.

NUMRI 3 i cili mbretëron me ligjin e paras (lekut) dhe të besimit, paraqet kalurjen, tashmjen dhe të ardhmen. Paralajmëron rritje, zhvillimn, suksesin, fatin, gëzimin dhe plleshmerinë (frytshmerinë). Ashtujuve u pret një fat i mirë.

NUMRI 4 paraqet katër anën e botës: veri, jug, limdje dhe perëndim, katër stinet e vjetit: dimrin, pranverën, verën dhe vjeshtën, katër elementet: ujin, zjarrin, tokën dhe aijrin. Që ka domethënjen epësosmerisë, lidhshmerinë me gjërat tokësore dhe rregullimin në mënyrë sistematike. Dhe duket se ty personalisht të shkon gjithçka përdoret.

NUMRI 5 simbolizon njeriun, kokën, dy duar dhe dy këmbët, në duar dhe në këmbë nga pesë gishtrinjë, na përkujton në pesë shqiset si dhe paralojmëron ndryshimet.

NUMRI 6 është një numër i përsosur matmatikor, është i përbërë nga 1, 2 dhe 3. Mbretëron me ndjenja, dashuri, seksualitet dhe me art.

NUMRI 7 ndërlidhet me fat, është një numër magjik, që paraqet astrologjinë, numërlogjinë, okultizmin, ngjyrat dhe muzikën, është numër i forcave misterioze dhe mistikës.

Numri 7 është një numër misterioz dhe i përkryer dhe simbolizon mençurinë, urtinë, baraspeshën, vetëdisiplinën si dhe fuqinë shpirtërore.

Në të kaluarën ia kanë mveshë vetitë ezoterikë. Shtatëshet, thuhet, i tërheq okultja dhe kënaqen në jetën ebegatë të brendshme, janë imagjinatave dhe mendjemprehtë.

Edhe Faraoni i sheh 7 lopë të majme dhe pastaj shtatë lopë të ligshta.

Ashtu çfarëdo objekti apo njeriu që shfaqet bashkë me të tjerët, për një numër kompleks 7, manifeston kënaqësinë e plotë të vetes, realizimin e arritur.

Shtatë ditet e javës, i njohim shtatë ngjyrat, shtatë notat e muzikës, shtatë ndrrimet e hënës, shtatë deta, shtatë trupat qiellor si dhe shtatë merekullit në botë, etj.

Po qe se i kthejmë numrin në ditë, ashtu për shtatë (7) ose tetë (8) do ta marrësh një lajme, ose do të ndodhi një ngjarje apo surprizë në mënyrë befasie.

NUMRIN 8 paraqet vdekjen dhe melankolinë, për ndryshe na shpien në sukses, por jo në fat. Po ashtu ju bashkangjitet katër anëve botës (Verilindje, veriperendim,juglindje, jugperendim), po qe se teta është e përbysur (sprapshtit) paraqet pafundësinë.

Numri 8 paraqet baraspeshën, njeriun praktik dhe i organizuar.

NUMRIN 9 i tejkalon numrat e përparshme, po qe se 1 simbolizon fillimin, 9 paraqet fundin. Eshtë numër mistik, që paraqet po ashtu fuqinë, energjinë dhe zjarrin, dhe e reprodukon vetvetën. Po qese i mbledhim apo i shumëzojmë numrin 9 prapë fitojmë 9.

NUMRI 10 simbolizon përfundimin e një periudhe, një fushate, ose një etape e jetës.

NUSE 

Femrat: nqs ju jeni vetem “e pa martuar/fejua” kjo mund te jet plotesimi I nje deshire qe ju po prisni, ose se si ju e shikoni “deliresin, pastertin” tuaj.

Meshkujt: Kush ishte nusja? Ju prishi ndonjeri dasmen? Endrra mund t’iu thote dicka te rendesishme mbi menyren se si silleni me gruan dhe se si ajo “sjellia” mund te ndryshohet…

NDERTESA

Ndërtesa nuk është askush tjetër përveç personi që ëndërron.  Kërcimi nga ndërtesa: ndoshta ju ja kini vu vetes ndonjë programe ambicioze, që ju tejkalon mundësin ejua për ti realizuar, dhe ëndrra ju qorton nga pasojat e projekteve po qe se nuk i korrigjoni.

NENA

Ëndrra mund të paraqesin ndërlidhjen e juaj me nënën. Mund të jetë ndërlidhja e juaj e fortë, që ju pengon zhvillimin e natyrshme të personalitetit të tujeve. 

Nëna është edhe pavetëdijshmja e juaj, intuita dhe do të keni një jetë të gjatë.

Nëna është po ashtu një shenjë e bekuar, një të mirë të papritur ruan jeta për ty. Po ashtu është shenjë që parashikohen angazhime të këndshme dhe martesë e lumtur.

NENA E VDEKUR 

Ëndërr shumë e shpeshtë, datë e një rëndësie të sigurt, që vishet në të mirë e të keqe nga kjo figurë për jetën e çdo personi.

Zakonisht një shenjë e bekuar kur shikon nënën tënde në ëndërr, një të mirë të papritur ruan jeta për ty ose do të kesh sukses në një punë tënde. Pastaj mundeni të se shpet të keni lajme të mira për një çështje për të cilën kishit dyshime. Do të jetë e mundur të interpretohet sipas ambientit në të cilën nëna është e future dhe e veprimeve që po plotëson.

Te meshkujt simbolizon pjesën e femrës në jetën e tij, sepse çdo mashkull e bartë me vetën “even dhe adamin”, përkatësisht “hijen”.

Po qe se këto dy hemisfera të brendshme nuk i harmonizojmë përkatësisht i koordinojmë atëherë mund të vijë deri te konfliktet në mes vetëdijes (unit) dhe alter egos (unit të dytë) siç është pavetëdija, instinkti, sepse atje poshtë te bunkerët e errët të pavetëdijes i kemi mbushur me plehra, llum, jashtëqitje shpirtërore si dhe të gjitha ato gjërat që nga abuzimet seksuale, dhunime, nënçmime, komplekset e inferioritetit etj.

Që këto shtypje ngre faj-konfliktin e brendshëm dhe ndëshkimin, që në kohën e fëmijërisë dhe kjo do të bëhet bërthama e ndërgjegjes së fëmijës.

NATA

Zakonisht është simboli i pavetëdijes përkatësisht gjërat e errtë, të këqija si dhe frika në personalitetin ejuaj.

Duhet ta kuptoni se në vetën e juaj qëndrojnë dy lloj fuqive përkatësisht energjie: e mira dhe E keqja, që veprojnë në mënyrë krijuese ose shkatërruese.

e keqja ngritët nga pavetëdija, e cila është e gropuar në bunkerët e pavetëdijes nga frika ose faji. Ndjenjat etilla zakonisht i përcjellim në njerëzit e tjerë, siç janë hidhërimin, inatin, mllefin dhe ndjenjat përkatësisht emocionet negative, pot të gjitha këto mund t’i zgjidhemi ne në vetën tonë.

Çelësi i suksesit është vetëdijesimi ndaj vetvetes, se në neve janë energjitë negative po ashtu edhe pozitive, të mirat dhe të këqijat. Po qe se i përbuzim a po i lëmë pas dore këto ndjenja dhe frikët, inatin, fajin pamarre parasysh fare kemi shtypur atëherë nga pavetëdija do t’i lajmërohen dhe ju shqetësojnë qoftë edhe nga bota e ëndrrave. Kuptohet vetvetiu se e keqja është edhe në vetëdijen tonë që është E përbërë prej dy pjesëve.

e para është E përbërë prej normave shoqërore dhe ashtu ne jemi të aftë t’i dallojmë si dhe t’i ndjemë të mirën dhe të keqën, të cilat i kemi pranuar nga prindërit.

e dyta janë mjetet para të cilës uni i vetëdijes sonë i pranon, i jep kurajën ose qorton që del nga bota ebrendshme tonë siç është ndërgjegjja – zëri i brendshëm i yni që nuk bën të shkelet as të anashkalohet.

NGJITËSE
Në qoftë se thjesht shikon, një shok i yti do të tregojë hapur dashurinë e tij. Në qoftë se shikon sikur je ngjitur në një pemë, një grua do të dashurojë marrëzisht. Në qoftë se je grua do të dashurohesh nga një burrë. Në qoftë se shikon ngjitëse në mur, një person shumë i pasur të mbështet.

NGJITJE
Në qoftë se ngjitesh në shkallë do të keni shumë të mira. Beqarët do të kenë një martesë të mirë.

NGJYRË
Në qoftë se thjesht shikoni ngjyrë do të pajtoheni me armiqtë dhe kjo gjë do të jetë me shumë interes për ju. Në qoftë se shikon sikur të derdhet ngjyrë do të përfundosh disa nga çështjet tuaja me shumë mundim. Në qoftë se bëhesh me ngjyrë do të të akuzojnë për vjedhje.

NIP
Në qoftë se se sheh në ëndërr nipin tënd, ai të do shumë. Në qoftë se sheh një të huaj të bëjë sikur është nipi yt është një armik i fshehtë.

NISHAN
Në qoftë se shihni se keni nishan në fytyrë ose në një pjesë tjetër të trupit, kujdes pasi ju marrin nëpër gojë shokët dhe të afërmit.

NOFULL
Në qoftë se shikoni sikur ju dhemb nofulla, do të pësoni dëme ekonomike. Në qoftë se shikoni sikur ju kanë goditur në nofulla, dikush do t’u hajnë shumë para. Në qoftë se shikoni sikur keni nofull të bukur dhe të shëndetshme, do të realizohen ato që ju keni humbur shpresat.

NOSTALGJI
Në qoftë se shihni në ëndërr diçka të largët ose të kaluar, do të bëni një udhëtim të largët.

NOTER
Në qoftë se shikoni sikur hyn në shtëpinë tuaj një noter, do të bëhet një dasëm e një të afërmi tuaj shumë shpejt ose do t’u vijë një trashëgimi e papritur ose diçka e mirë në përgjithësi. Në qoftë se shikoni sikur jeni noter, do të keni shumë fitime të mëdha nga një mundësi që do t’u jepet prandaj mos e lini t’u ikë nga duart.

NOTOJ
Në qoftë se shikon sikur po noton në det dhe në ujë të pastër do të dalësh fitimtar me armiqtë e tu. Në qoftë se uji është i turbullt, do të pësosh dëme ekonomike.

NUHAS
Në qoftë se shikoni sikur po nuhatni diçka me erë të mirë nga lulet ose ushqime të mira ose erëza, do t’u vijnë shumë të mira në punë dhe simpatizim nga bota. Në qoftë se jeni vajzë e re, do të merrni lajme të këndshme nga i dashuri dhe dashurinë e njerëzve për drejtësi dhe seriozitetin tuaj. Në qoftë se shikoni sikur nuhasni erë të keqe, prisni të kundërtat. Në qoftë se jeni të sëmurë dhe shikoni sikur nuhasni ilaçe, do të sëmureni akoma më keq.

NUMËR
Në qoftë se sheh numër tek, kujdes nga të afërmit tuaj se nuk jua duan të mirën. Në qoftë se sheh numër çift do të kesh sukses. Në qoftë se sheh numër tek do të zhgënjehesh. Në qoftë se shkruan numra në letër, do të fitosh në punë dhe në jetë. Në qoftë se je beqar dhe shkruan në dërrasë të zezë, do të kesh shumë dëme.

NUMËROJ
Në qoftë se shikon sikur numëron njerëz humbet kohën kot me punën qe ke nisur. Në qoftë se numëron para do të fitosh një shumë të madhe parash që nuk i pret. Në qoftë se numëron libra do të kesh fitime të vogla pa shumë vlerë. Në qoftë se numëron pemë ose gurë do të ketë ngatërresa në punë. Në qoftë se numëron rrugë ose shtëpi do të humbasësh shumë para.

NUN
Nëse sheh se bëhësh nun do të të ndodhë diçka shumë e gëzueshme.

NUSE E LALËS
Në qoftë se e ndiqni, ëndrra do t’u dalë për keq, kujdes nga një armik i rrezikshëm sepse do t’u luftojë deri në vdekje. Në qoftë se e kapni me graçkë, do t’i shmangeni një rreziku të madh.

NUSE
Sido që që të shihni nuse, prisni lajme të këqia, hidhërime dhe sëmundje. Në qoftë se shikoni sikur bëheni nuse, do të sëmureni shumë rëndë dhe ndoshta do të jetë fundi i jetës tuaj.

NXEHTËSI
Në qoftë se shihni se keni vapë, do të keni shëndet dhe lumturi, në qoftë se shihni se keni temperaturë, mund të sëmureni, në qoftë se shihni dikë tjetër të ketë temperaturë, do të keni një aventurë erotike.

NXËNËS
Në qoftë se shikon dikë tjetër sikur është nxënës do të biesh viktimë e djallzisë tënde dhe do të dalësh me dëm të madh. Në qoftë se shikon veten sikur je nxënës do të humbasësh të gjithë mundin tënd. Në qoftë se shikon sikur po flet me një nxënës do të dëgjosh budallëqe. Në qoftë se shikoni shumë nxënës do të pësoni tronditje familjare.

NYJE
Në qoftë se shikon pe ose litar që të është lidhur nyje dhe nuk mundesh ta zgjidhësh një mendim do të të torturojë për një kohë të gjatë. Në qoftë se arrin ta zgjidhësh do të lehtësohesh shpirtërisht nga ankthi që ke. Në qoftë se je grua ose burrë dhe shikon sikur ke nyje në rrip do të ngelesh pa fëmije.