Shprehje te Bukura – Thenie te Bukura

“Nëse sheh diçka të bukur tek dikush, thuaje”. – Ruthie Lindsey

“E bukur është ajo femër që njeh njerëz, vende dhe gjëra, të cilat nuk e ndryshojnë. Ajo përkufizohet nga dashuria e saj për mirësinë dhe nga zemra e saj bujare”. – Michael Chatman

“Ai/Ajo që të meriton, i sheh edhe të metat e tua; e di që ti je tip i vështirë për t’u përballuar. Por ai/ajo jo vetëm që e vlerëson këtë gjë, por as që përpiqet ta ndryshojë këtë gjë tek ty, edhe pse nuk e pëlqen fare që je i/e tillë”. – Charles J. Orlando

“Gjithmonë kujtohu se je plotësisht unik/e. Ashtu si çdokush tjetër”. – Margaret Mead

“Ka vetëm të ndjekur, të ndjekur, të zënë dhe të lodhur“

“Motoja e jetës sime është ‘Bëj më të mirën, në mënyrë që të mos pendohesh për asgjë’”. – Magdalena Neuner

“Mund të flasësh për dikë me vite, përditë, dhë prapë nuk ndihesh njësoj sikur të qëndrosh përballë dikujt, pa thënë asnjë fjalë, dhe sërish të ndjesh për atë person me gjithë zemrën tënde. Ndihesh sikur e njeh atë njeri prej kohësh… Lidhjet krijohen me zemër, jo me gjuhë”. – C. JoyBell C

“Mirësjellja është një zgjedhje. Lumturia është një zgjedhje. Optimizmi është një zgjedhje. Mirësia është një zgjedhje. Falja është një zgjedhje. Respekti është një zgjedhje. Çfarëdo gjëje që zgjedh, të përcakton ty, kështu që zgjidh me mençuri”. – Roy T. Bennett

“Unë nuk kam frikë nga stuhitë, sepse po mësoj si të lundroj anijen time“

“Unë nuk jam produkt i rrethanave të mia. Unë jam produkt i vendimeve të mia”. – Stephen Covey

“Fillo nga aty ku je. Përdor atë që ke. Bëj atë që mundesh”. Arthur Ashe

“Lumturia nuk është diçka që të jepet e gatshme. Ajo vjen nëpërmjet veprimeve të tua”. – Dalai Lama

“Ti bëhesh ai që beson se mund të bëhesh”. – Oprah Winfrey

“Nuk ka kërcënim më të madh për kritikët dhe cinikët dhe njerëzit që nxisin frikë, se sa ata prej nesh, që jemi gati të rrëzohemi, sepse kemi mësuar se si të ngjitemi sërish në këmbë”

“Eshtë mundsia që ëndrra të të realizohet, ajo që e bën jetën interesante”

“Njerëzit mendojnë se një shpirt binjak është i duhuri, dhe këtë duan të gjithë. Por një shpirt binjak i vërtetë është një pasqyrë, personi që të tregon gjithçka që të frenon, personi që të sjellë në vëmendje të vetes tënde, me qëllim që të ndryshosh jetën tënde”.

“Nuk e kupton dot kurrë një person, deri kur i sheh gjërat nga këndvështrimi i tij… Deri kur ngjitesh brenda lëkurës së tij dhe ecën nëpër të”.

“Unë nuk mund të kthehem në dje sepse unë isha një person i ndryshëm atëherë“

“Mbajtja e dorës së Eleanorit ishte si mbajtja e një fluture“

“Nuk besoj në mbylljen e diçkaje. Çfarë do të thotë? Do të thotë mbyllje e një dere, kyçje e kujtimeve, refuzim për të lejuar rrjedhën e ndërgjegjes, që mund të përfshijë edhe një masë dhembjeje?”

“Ne pranojmë dashurinë që mendojmë se meritojmë”.

“E bukur do të thotë ‘plot me bukuri’. E bukur nuk ka të bëjë me atë se si dukesh së jashtmi, por nga se je formuar. Njerëzit e bukur kalojnë kohë duke zbuluar se cila është ideja e tyre e bukurisë mbi këtë tokë. Ata e njohin veten aq mirë, sa të dijnë se çfarë dashurojnë, dhe e duan veten mjaftueshëm për ta mbushur me nga pak prej bukurisë së tyre të veçantë, çdo ditë”.

“Nuk ka agoni më të madhe, se sa të mbash një histori të parrëfyer brenda vetes tënde”

“Nuk mund të ketë asnjë dyshim, se secili prej nesh mund të shohë vetëm një pjesë të pikturës. Doktori sheh një, pacienti një tjetër, inxhinieri një të tretë, ekonomisti një të katërt, zhytësi që kërkon perla të pestën, i alkoolizuari të gjashtën, orëndreqësi të shtatën, bariu i deleve të tetën, lypësi indian të nëntën dhe pastori të dhjetën. Dija njerëzore nuk është kurrë e nxënë brenda një njeriu. Ajo rritet prej marrëdhënieve që krijojmë me njëri-tjetrin dhe me botën, dhe sërish nuk është kurrë e plotë”.

“Teksa ai lexonte, unë rashë në dashuri ashtu si ju bini në gjumë; ngadalë, dhe pastaj menjëherë”.

“Ti je personi me të cilin dëshiroj të jem, kur dua të jem vetëm“

“Qeniet njerëzore kanë nevojë për besnikëri. Ajo nuk prodhon domosdoshmërisht lumturi, dhe madje mund të jetë e dhimbshme, por ne të gjithë kërkojmë devocion ndaj diçkaje më të madhe se vetja jonë, që jetët tona të jenë të pranueshme. Pa të, ne kemi vetëm dëshirat tona për të na prirë rrugën, dhe ato janë fluturake, kapriçoze dhe të panginjshme”

“Asgjë nuk jetë nuk është aq e rëndësishme sa mendoni që është, ndërkohë që jeni duke menduar për të”.

“Kur e bën dashurinë për të tjerët historinë e jetës tënde, nuk ka kurrë një kapitull të fundit, sepse historia vazhdon pambarim. I jep hua dritën tënde një personi, dhe ai ose ajo ia përcjell një tjetri dhe një tjetri dhe një tjetri”.

“Sidoqoftë, kjo është lumturia, të shpërndahet në diçka të plotë dhe të madhe“

“Një nga kushtet kryesore për të qenë i lumtur është që lidhja mes njeriut dhe natyrës të mos ndërpritet”. Lev Tolstoi

“Dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi dhe koha.” – Lev Tolstoi

“Ajo që ka rëndësi në jetë nuk është ajo që të ndodh por ajo që to kujton dhe mënyra se si kujton.” — Gabriel Garcí­a Márquez

“Lexo jo për të kundërshtuar apo për të hedhur poshtë; as për të besuar apo për ta marrë çdo gjë për të vërtetë. As për të folur dhe për të argumentuar… lexo për të peshuar faktet dhe për të gjykuar”. Francis Bacon

“Një luftë civile nuk është luftë por sëmundje.”
Antoine de Saint-Exupery, autor i librit “Princi i vogël”.

Kur i bën nder një tjetri shkruaje në rërë që ta marri deti… e nëse dikush ju ben nder gdhendeni në gur që mos ta harroni kurre…
Të qeshësh shpesh…, të fitosh respektin e njerëzve inteligjentë dhe dashurinë e fëmijëve, të dëgjosh kritikat e sinqerta dhe të durosh tradhtinë e miqve jo të vërtetë, të vlerësosh bukurinë, të zbulosh anët pozitive tek të tjerët, duke e bërë botën pak më të mirë… të dish se qoftë edhe një person i vetëm ka qenë i kënaqur nga fakti i ekzistencës tënde. Ja, kjo do të thotë të kesh sukses.
Ka ardhur KOHA t’i themi Nikolla Kopernikut se Bota nuk rrotullohet vetëm rreth Diellit,por edhe rreth Interesit..!
Njerëzit që kafshojnë dorën e atij që i ushqen zakonisht lëpijnë këpucët e atyre që i godasin.

‘..Unë nuk kam talent për të krijuar miq të rinj, por më mjafton zotësia për besnikëri ndaj miqëve të vjetër…’
Lumturia është si një flutur që e mban në duar: Në qoftë se e shtrëngon shumë mund të vdes, por nëse e lë ajo fluturon larg. Kujdesuni për të dhe gjithmonë do të jetë me ju..!

Krimbi kurrë nuk zgjedh për të jetuar në një mollë të kalbur…ai gjithmonë zgjedh një mollë të mirë për ta kalbur…

Tre janë gjërat thelbësore për të arritur lumturinë në jetë: Të kesh diçka për të bërë, diçka për të dashur dhe diçka për të shpresuar.

Njerëzit janë paksa të ngjashëm me yjet : ndoshta shkëlqejnë nga larg , por ama shkëlqejnë , dhe kanë gjithnjë gjëra interesante për të treguar …por duhet kohë , ndonjëherë shumë kohë , sepse historitë arrijnë në zemrën tonë , ashtu si drita te sytë.

Heshtja është pjesë e bukurisë femërore.

Njeriu nuk bëhet i varfër atëherë kur s’ka çka të ha, por atëherë kur bukën në dorë nuk ka me kënd ta ndajë.

Të gjithë njerëzit dinë të japin këshilla dhe kurajo për dhimbjen që nuk provojnë vetë.

Dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi dhe koha.

Jeta është si një peshore: nga njëra anë është arsyeja dhe në tjetrën zemra. Na takon ne , të mundohemi të mos humbim ekuilibrin.

Vendimet e drejta vijnë nga eksperienca, problemi është që eksperienca vjen nga vendimet e gabuara.

Nëse dikush ka fuqinë të të ndryshojë humorin…atëherë është vërtetë i rëndësishëm.

Fjalët e thëna në nerva e sipër janë fjalë të vërteta… por në kohë të gabuar… Kush skuqet, nuk mund ta ketë zemrën e zezë.

Mbro gjithmonë idetë e tua. Jo se janë të drejta, por se janë të tuat..

Nuk pendohem per enderrat qe si kam realizuar, por pendohem per enderrat qe si kam menduar ndonjehere.

Prej shpatës dhe shpifjes marr plagë, po s’rrëzohem. Përballë bukurisë dhe lotit dorëzohem.

Kurrë mos lejo që koka jote të varet poshtë… Asnjëherë mos u dorëzo, mos u ndal dhe mos u brengos.Gjej një tjetër mënyrë. Dhe mos u lut kur bie shi nëse nuk lutesh kur dielli shkëlqen.

Ndonjehere duhet te distancosh veten nga njerezit…ata qe te duan do ta vene re, e nese jo ti e di tashme se ku duhet te qendrosh.

Genjeshtra eshte zgjuarsi kurse e verteta eshte guxim! Nese nuk te mjafton zgjuarsia per te genjyer atehere perdor guximin per te thene te verteten.

Thjeshtësia e një gruaje është më e vlefshme se stolitë (diamantet) e të gjitha grave të botës.

Shtëpia është një vend ku rritesh duke dëshiruar të largohesh, dhe plakesh duke dëshiruar të kthehesh.

O Zot, dhuromë qetësinë të pranoj gjërat që nuk mund të ndryshoj, guximin të ndryshoj ato që mund dhe mençurinë të kuptoj ndryshimin.

Duaje të moshuarin… Lëre të flasë , sepse në të shkuarën e tij ka plot të vërteta … Lëre të shkojë mes miqve të tij të vjetër, sepse aty ai ndjen veten ti rilindë .Lëre të tregojë historitë edhe pse të ripërsëritura , sepse ai do që të ndjejë se ti je në shoqërinë e tij .Lëre të jetojë mes gjërave që ka dashur , sepse e ndjen veten të përjashtuar nga gjithçka, edhe nga vetë jeta e tij … Lëre të hipë në makinën e familjes kur shkoni me pushime sepse vitin pasardhës do të pendoheni nëse ai nuk jeton më…

Mos fli gjumë se ke kohë të flesh! ..Shijoje rininë se s’ke ku ta gjesh! Kërko dhe ëndrrën ..Dhe gjeje ..Vetë kërko ..Se ajo diku do të jetë! ..Mos vuaj nga njerëzit dhe bota! ..Jetoje jetën se ajo është e jotja.

Ka sukses ai njeri që ka këto veti: Sinqeritetin (thotë të vërtetën), Modestinë, Karakterin dhe Mirënjohjen.

Personat me te lumtur nuk jane domosdoshmerisht ata qe kane me te miren nga gjithçka por ata qe marrin me te miren nga gjithçka qe kane. Jeta nuk eshte çeshtje sesi ti mbijetosh stuhise por sesi te vallezosh ne shi.

Njerëzit e lënduar janë të rrezikshëm…dijnë të mbijetojnë…!

Duket sikur te gjithe kane idene e sakte sesi duhet te jetojme jeten tone dhe nuk dine kurre sesi duhet te jetojne te tyren.

Pa ambicie nuk fillon asgjë. Pa punë nuk mbaron asgjë.

Preferoj të vallëzoj vetëm në qendër të vetmisë sime , sesa në qoshen e jetës së dikujt tjetër.

Mos u ankoni për motin. Nëntë të dhjetat e njerëzve nuk do të mundnin të fillonin një bisedë nëse nuk do të ndryshonte herë pas here.

Edhe mbret nëse je, mos harro kush ishe dje.

Gjithmonë kujto që : fjalët e hidhura janë si një gozhdë që ngulet në mur, edhe kur e heq nga muri, shenja mbetet.

Miqësia është shumë më shumë se një fjalë e thjeshtë, mund të tentosh për ta përshkruar,por vetëm koha do ti japë kuptimin e drejtë.

Ne duhet të mësohemi : se në kryqëzimet më të rëndësishme të rrugëve të jetës sonë, nuk ka asnjë tabelë treguese.

Talenti krijohet në vetmi…karakteri në shoqëri.

Drejtësia nuk është të dënosh , është t’i përgjigjesh çdokujt me atë që meriton . Dhe çdokush meriton atë që pasqyra i tregon : veten e tij .

Bota është një vend i rrezikshëm,jo për shkak të atyre që bëjn keq, por për shkak të atyre që shikojnë dhe bëjnë Asgjë.

Ligji është si një gjarpër. Kafshon vetëm ata pa këpucë.

Respekti, është si buzëqeshja. Nuk kushton asgjë, dhe bën dikë të ndjehet mirë.

Për të qenë femër mjafton një kromozom… për të qënë grua këtij kromozomi i duhet një shpirt, kokë, zemër dhe klas.

“Kur fiton vesin e të lexuarit, atëherë ndërton për veten një varkë shpëtimi nga pothuajse të gjitha mjerimet e jetës.”
― W. Somerset Maugham

“Unë jam jashtëzakonisht e babëzitur; dua çdo gjë nga jeta. Dua të jem grua dhe të jem burrë, të kem shumë miq dhe të kem vetmi, të punoj shumë dhe të shkruaj libra të mirë, të udhëtoj dhe të shijoj veten, të jem egoist dhe aspak egoist… E shikon, është e vështirë të kesh gjithçka që dëshiron. Dhe pastaj, kur nuk ia dal, çmendem nga zemërimi.”
― Simone de Beauvoir

Shkruaj sepse e dua erën e letrës dhe të bojës. Shkruaj sepse ky është një zakon dhe një pasion. Shkruaj sepse kam frikë të jem i harrueshëm. Shkruaj sepse më pëlqen fama dhe interesi që kjo më sjell. Shkruaj për të qenë vetëm. Shkruaj me shpresën të kuptoj përse jam aq i mërzitur me ju të gjithë. – Orhan Pamuk, Baulja e Babait

“Njeriu është e vetmja krijesë që konsumon pa prodhuar. Ai nuk bën qumësht, nuk ngroh vezë, është tepër i dobët të tërheqë plugun dhe nuk vrapon mjaftueshëm shpejt për të gjuajtur lepuj. Megjithatë, ai është padron i të gjitha kafshëve. Ai i vendos kafshët në punë, i jep atyre aq sa të mos vdesin urie dhe e mban pjesën tjetër për vete”. – Ferma e Kafshëve, George Orwell

“Nuk duhet t’i kërkosh kurrë askujt dhe asgjë. Kurrë – veçanërisht atyre që janë më të fuqishëm se sa ju vetë.” – Mihail Bulgakov, Mjeshtri dhe Margarita

“Shfaqu i fortë kur je i dobët dhe i dobët kur je i fortë.” Arti i Luftës, Sun Tzu

“Jeta nuk është e vështirë të menaxhohet kur nuk ke asgjë për të humbur”.
Ernest Hemingway, Lamtumirë Armë

“Asnjë kafshë nuk ka më shumë liri se sa macja, por gjithsesi macja e mbulon jashtëqitjen e vet. Macja është anarkisti më i mirë”. Ernerst Hemingway, Për kë bie këmbana

“Ti nuk mund të shpëtosh nga vetvetja duke ikur nga një vend në një tjetër.” Ernest Hemingway. Fiesta, The Sun Also Rises

“Racionaliteti i të sunduarit është gjithmonë armë e fuqishme në duart e sundimtarit”
― Zygmunt Bauman, Moderniteti dhe Holokausti

“Në thellësitë e dimrit, unë më në fund mësova se brenda meje gjendet një verë e pamposhtme”. Albert Camus

“Një dhomë pa libra është si një trup pa shpirt.”
― Marcus Tullius Cicero

“Dashuria është një shembull i gjallë i asaj se sa pak rëndësi ka realiteti për ne.”
― Marcel Proust, Në Kërkim të Kohës së Humbur

“Kudo të fluturosh, do të jesh më e mira e më të mirave. Kudo që të shkosh, do të dalësh mbi të gjithë. Përveçse, kur nuk do ta bësh. Sepse ndonjëherë, nuk do ia dalësh. Më vjen keq ta them por, është e vërtetë se rruga do të jetë me gropa dhe me gunga”

“Nuk kishte fare të bënte me pajisjet, apo çizmet, apo çantën e shpinës, apo filozofitë e një epoke të caktuar, apo edhe me shkuarjen nga pika A në pikën B. Kish të bënte me mënyrën si ndiheshe të ishe në natyrën e egër. Si ishte të ecje për kilometra të tëra, pa patur arsye tjetër, përveçse të bëheshe dëshmitar i akumulimit të pemëve dhe livadheve, maleve dhe shkretëtirave, përrenjve dhe shkëmbinjve, lumenjve dhe liqeneve, lindjeve dhe perëndimeve të Diellit. Përvoja ishte e fuqishme dhe themelore. Mu duk sikur gjithmonë kështu kish qenë, të ishe një qenie njerëzore në mesin e natyrës së egër, dhe sa kohë që ekzistonte natyra e egër, gjithmonë kështu do të ndiheshe”.

“Hapi sytë dhe shih ç’të mundesh me to, para se të mbyllen një herë e përgjithmonë”.

“Më kishin thënë se dashuria duhej të ishte pa kushte. Ky është rregulli, të gjithë kështu thonë. Por nëse dashuria nuk ka kufij, nuk ka kushte, atëherë përse gjithësekush duhet të përpiqet të bëjë gjënë e duhur? Nëse unë e di se do të më duan, pavarësisht gjithçkaje, ku është sfida këtu?”

“Të rriturit nuk kuptojnë asnjëherë, asgjë të vetëm, dhe është e lodhshme për fëmijët që t’u shpjegojnë gjithmonë gjërat atyre”.

“Dështimi final i Shteteve të Bashkuara, ndoshta nuk do të burojë nga problemet që shohim apo konfliktet ku marrim pjesë. Me gjasë do të burojë nga besimi ynë i pakompromis në gjërat që i konsiderojmë të pandëshkueshme dhe të idealizuara dhe të bukura. Sepse çdo forcë është një dobësi, nëse i jepet mjaftueshëm kohë”.

“Autonomia, kompleksiteti dhe një lidhje mes përpjekjes dhe shpërblimit – janë, siç e pranojnë shumë njerëz, tre cilësitë që duhet të ketë puna, nëse doni të jetë e kënaqshme”.

“Vetëm pasi kemi humbur gjithçka, jemi të lirë të bëjmë çdo gjë”.

“Njerëzit nxitojnë më pak që të të duartrokasin, teksa plakesh. Jeta fillon me të gjithë që të duartrokasin teksa “bën kakën” kur je bebe, dhe prej aty vazhdon poshtë e më poshtë”.

“Të falësh, këtë duhet ta bësh vetëm një herë. Të mbash mëri, këtë duhet ta bësh gjithë ditën, çdo ditë”.

“As nuk e kam idenë se si të ndryshoj njerëzit, por sërish mbaj një listë të gjatë me kandidatë të mundshëm, nëse ndonjëherë do të arrij ta gjej se si t’i ndryshoj”.

“Secili prej nesh është më shumë se sa gjëja më e keqe që kemi bërë ndonjëherë”.

“Të marrësh veten nga vuajtja nuk është njësoj si të marrësh veten nga një sëmundje. Shumë njerëz nuk dalin të shëruar; ata dalin të ndryshuar”

“Nuk do të doja që të zbrisje në ëndrrën tënde. Më mirë të ishe një qytetar i ndërgjegjshëm i kësaj bote të tmerrshme dhe të bukur”.

“Zemërimi dhe turpërimi janë shpesh fqinjë”.

“Më pëlqejnë festat e mëdha. Janë kaq intime. Në festat e vogla nuk ka privatësi”.

“Thonë se e vlerëson vërtetë një kopsht, kur arrin një moshë të caktuar… Duket se ka diçka mrekullibërëse kur sheh optimizmin e të resë, që rritet pas zymtësisë së dimrit, një lloj gëzimi në ndryshimin e çdo viti”.

“Edhe nata më e errët do të përfundojë dhe dielli do të lind“

“Jo të gjithë ata që enden janë të humbur“

“Ju nuk keni për të jetuar përgjithmonë, ju vetëm duhet të jetoni“

“Sepse ajo që shihni dhe dëgjoni varet shumë nga vendi ku qëndroni“.