Thenie te Mencura – Fjale te Mencura

“Ai që nuk ka bërë asnjë gabim, nuk ka provuar asgjë të re” – Albert Einstein

-Është shumë e lehtë ta lësh duhanin. Unë e kam bërë me qindra herë.
-Blini tokë. Askush s’e prodhon më.
-Nga të gjitha gjërat që kam humbur, më ka marrë malli më shumë për mendjen.
-Vera gjermane dallohet nga uthulla nga etiketa.
-Mos u sillni rrotull duke thënë se bota ju detyron jetesën. Bota nuk ju detyron asgjë. Ishte këtu para jush.
-Gjithmonë falini armiqtë, asgjë s’i mërzit më shumë.
-Mund t’i rezistoj gjithçkaje, përveç tundimit.

“Lavdia jonë më e madhe qëndron jo në faktin që nuk dështojmë asnjëherë, por në faktin që ringrihemi çdo herë që dështojmë” – Konfuci

– Ajo që nuk na vret, na bën më të fortë.
– Nuk ka fakte, vetëm interpretime
-Ah gratë. Ato i bëjnë lartësitë më të larta dhe ultësirat më të sheshta.
-Mashkulli i vërtetë do dy gjëra: rrezikun dhe lojën. Për këtë arsye ai do gruan, si lojën më të rrezikshme.

Shumë njerëz duan t’u japin fund maleve të vështira, kur ajo që ata vërtetë kanë nevojë është guximi për t’u ngjitur.

Kushdo që shpëton një njeri nga një lot, ngre një metër lartësinë e njerëzimit.

Nuk mund të jesh i vetmuar, nëse ty të pëlqen personi me të cilin je vetëm” – Uayne Dyer

Ajo që kam arritur me filozofinë, është të bëj me dëshirën time, atë që të tjerët bëjnë sepse kanë frikë ligjet.

“Kurrë mos prano të kanosesh për të heshtur, kurrë mos lejo të bëhesh viktimë. Mos prano përcaktimin e askujt për jetën tënde, përcaktoje ti veten tënde” – Robert Frost

Fjala i takon kohës. Heshtja përjetësisë.

-Qeveritë duhet të kenë edhe barinj edhe kasapë.
-Kur bëhet fjalë për paratë, të gjithë kanë të njëjtën fe.
-Paragjykimet janë ato që budallenjtë përdorin për arsye.
-Nëse Perëndia nuk do të ekzistonte, do të ishte e nevojshme ta shpiknim.
-Çdo njeri është fajtor për të gjitha të mirat që s’ka bërë.

Çdo e keqe kujtohet, çdo e mirë harrohet.

Duke bërë një njeri të buzëqeshi, ndryshon botën. Ndoshta jo gjithë botën, por botën e tij. Fillo me hapa të vegjël. Fillo tani

“Detyra jote nuk është të kërkosh për dashurinë, por thjeshtë të kërkosh dhe të gjesh të gjithë pengesat brenda vetes tënde, që ti ke ndërtuar kundër saj” – Rumi

-Në politikë, absurditeti nuk është handikap.
-Njerëzit e famshëm e humbasin dinjitetin kur i sheh nga afër.
-Kushtetuta duhet të jetë e shkurtër dhe e paqartë.
-Një lider është një tregtar me shpresë.

Ngjituni në majë për të parë botën. Jo për t’ju parë bota.

Njerëzit ndryshojnë për dy arsye…Ose mësuan shumë dhe duan të ndryshojnë, ose janë lënduar shumë dhe duhet të ndyshojnë.

Momenti kur ju mendoni se duhet të dëshmoni vlerën tuaj për dikë, është momenti që duhet të largoheni menjëherë, përgjithmonë.

“Disa njerëz vdesin që 25 vjeç, por nuk varrosen deri kur mbushin 75” – Benjamin Franklin

Dashuria pyet miqësinë: “çfarë po bën atje?”
Miqësia i përgjigjet: “bëj të qeshin ata që ti i bën të qajnë.”

Kurrë nuk i kam përfillur ata që i kanë xhepat plot. Kur pashë zemrat e tyre bosh, u dhashë dhe 1 euro.

Kur një person nuk është i aftë për asgjë, atëherë ai fillon të mendojë se është i aftë për gjithçka.

“Kam zbuluar paradoksin që, nëse ti dashuron deri sa të të dhembë, nuk mund të ketë më dhimbje, por vetëm më shumë dashuri” – Nënë Tereza

Vetëm ata që janë të interesuar për ju, mund t’ju dëgjojnë kur heshtni.

Ndershmëria është kapitulli i parë në librin e mençurisë.

Politika është aftësia për të parashikuar atë që do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër dhe vitin tjetër. Dhe të kesh aftësinë që më pas të shpjegosh pse nuk ndodhi.
-Ngrënia e fjalëve kurrë nuk më ka shkaktuar mostretje.
-Më pëlqejnë shumë derrat. Qentë na shohin me sy ngritur. Macet na shohin me sytë poshtë. Derrat na konsiderojnë si të barabartë.
-Kam marrë më shumë nga alkooli, nga sa ka marrë alkooli nga unë.

“Pamja jote do të qartësohet, vetëm atëherë kur të mundesh të shohësh brenda në zemrën tënde. Kush sheh jashtë, ëndërron; kush sheh brenda, zgjohet” – Karl Jung

Një përqafim i heshtur, është sa një mijë fjalë për një zemër të lënduar

-Unë nuk i dalloj ngjyrat. Njerëzit më thonë se jam i bardhë dhe unë u besoj, sepse policët më thërrasin “zotëri”.
-Gjithkush do të kishte besim tek vetja me një kokë plot me flokë. Por një qeros plot besim – ky është diamanti i dorës së parë.

“Njeriu është produkt i mendimeve të tij. Ai bëhet ajo që mendon” – Mahatma Gandhi

Nëse prindërit kanë të drejtë të kenë fëmijë, dhe fëmijët kanë të drejtë të kenë prindër.

Mos thuaj asgjë të mirë për veten, sepse nuk do të bëheni të besueshëm. Por mos thuaj asgjë të keqe, sepse të gjithë do ta besojnë.

“Nëse luftojmë sy më sy, vetëm sa do e bëjmë gjithë botën të verbër” – Mahatma Gandhi

“Ajo që është mbrapa nesh dhe ajo që është përpara nesh, janë vogëlsira, në krahasim me atë që është brenda nesh” – Ralph Ualdo Emerson

“Ai që pushton vetveten është më i madh se sa ai që pushton një mijë njerëz në betejë” – Buda

“Ajo që më ndodh mund të më ndryshojë. Por unë refuzoj ta lejoj që të më zvogëlojë” – Maya Angelou

“Edhe ti vetë, ashtu si kushdo në të gjithë univers, meriton dashurinë dhe dhembshurinë tënde” – Gautama Buda

-Eksperienca është një mësuese e dashur dhe vetëm budallenjtë mësojnë nga gjëra të tjera.
-Të zgjuarit nuk kanë nevojë për këshillat. Vetëm budallenjtë nuk duan t’i marrin.
-Tragjedia e jetës është se plakemi shpejt dhe bëhemi të urtë shumë vonë.
-Miqtë, ashtu si peshku, fillojnë t’u vijë erë pas tri ditëve.
-Bëjini sytë katër para martese, dhe mbajini gjysmë mbyllur pas martese.

“Jeta tkurret ose zgjerohet, në përpjesëtim me kurajën tënde” – Anais Nin

“Mos shko aty ku të shpie shtegu, por shko atje ku nuk ka shteg dhe lër gjurmë” – Ralph Ualdo Emerson

“Jeta nuk ka të bëjë me gjetjen e vetvetes. Jeta ka të bëjë me krijimin e vetvetes” – George Bernard Shaw

– Është e vështirë që të ndodhë diçka pa një arsye apo pa një parim.
– Fillimisht ki një objektiv të qartë. Së dyti, gjej mjetet për ta arritur. Së treti përshtat mjetet.
– Njerëzit i krijojnë zotat sipas vetes, jo vetëm për nga pamja, por edhe për nga mënyra e jetesës.

“Ka vetëm dy mënyra për ta jetuar jetën tënde. Njëra është sikur asgjë nuk është një mrekulli. Tjetra është sikur gjithçka është një mrekulli” – Albert Einstein

– Bëhu vetja, të gjithë të tjerët janë zënë
– Të moshuarit besojnë se dinë, të moshës mesatare dyshojnë se dinë, të rinjtë mendojnë se i dinë të gjitha.
– Përvoja është emri që u japim gabimeve tona.
– Kur isha i ri mendoja që paraja ishte gjëja më e rëndësishme në jetë. Tani që jam rritur jam bindur se ashtu është vërtet.

“Unë jam njeriu më i mençur në botë, sepse unë di një gjë, dhe kjo është se unë nuk di asgjë” – Sokrati

-Rregulli i artë është se nuk ekzistojnë rregullat e arta.
-Një jetë e kaluar me gabime jo vetëm që është më e ndershme, por më e vlefshme se një jetë e kaluar duke mos bërë asgjë.

“Sa herë e gjen veten në anën e shumicës, është koha të reflektosh dhe të ndryshosh” – Mark Twain