Monitori Panasonic plazma 85-inç 1080p është gjigand

anasonic shfaqi në publik dje një monitor plazma 85-inç në shfaqjen Infocomm dhe kjo gjë është e madhe në çdo grimcë, siç duket.

Bazuar në teknologjinë NeoPDP, ky monitor është projektuar për përdorim si një stendë afishimi elektronik dhe si mjet për prezantime.

Pa një sintonizues TV, ky ka një treg shumë të ngushtë. Specifikimet standarde përfshijnë një kontrast 40,000:1, një raport dinamik 2,000,000:1 dhe ai është vetëm 10cm i trashë. Është gjithashtu relativisht i lehtë për madhësinë e tij, duke peshuar 130kg.

Ky monitor është i pajisur me një hyrëse DVI, hyrëse lidhje-e dyfishtë HD-SDI dhe lidhje rrjeti. Ende nuk e dimë informacionin për çmimin, por data e hedhjes në treg pritet të jetë diku nga vjeshta. Televizori Panasonic HD 103-inç kushton rreth 70,000$, kështu që ju mund të bëni një hamendje të edukuar rreth çmimit duke e bazuar te kjo.

Leave a Reply